Fundamenti

Kosova deri te një ndeshje futbolli

/ 8 minuta lexim

Nga Përparim Sadiku – Kosova nuk është situatë vetëm e politikave brenda ballkanike!…Thëniet “fatet e popujve të vegjël kalojnë nëpër portat e popujve të mëdhenj”, pastaj “popujt e vegjël janë instrument në dorën e politikave të mëdha”, mandej “të mëdhenjtë i hanë mollët të vegjëlve ju pihen dhëmbët”, gjejnë vend në situatën politike të quajtur “Ballkani Perëndimor”.

Historitë e zhvillimit politik të shteteve nuk kanë qenë as nuk do të jenë asnjëherë absolute, një fat të tillë nuk do ta ketë as rasti “Kosovë”. Sado që thuhen e behën të bëma, prapaskena fshehë skenar real të zhvillimit politik të situatave të ndryshme kudo nëpër botë, një fat të tillë s’do mend se mundë ta ketë edhe Ballkani si tërësi politike.

Fati ka dashur që të pikëpjekjen interesat e shqiptarëve dhe amerikanëve, shqiptarët për tu çliruar nga armiku famëkeq shekullor sllav, kurse amerikanët për ta zhvilluar diplomacinë strategjike të tyre, mirëpo, një gjë duhet ditur, se amerikanët me miqtë e tyre kanë zbarkuar këtu për Ballkanin, ku bëjnë pjesë edhe sllavët, anipse kjo bota perëndimore me Amerikën në krye i bombarduan dikur sllavët!…

Kompromiset e dhimbshme që po i bëjnë udhëheqësit shqiptar karshi sllavëve janë me vetëdije, dhe si pjesë e politikave strategjike të miqve perëndimor me SHBA-në në krye. Pra, si e tillë Kosova nuk është vetëm situatë e politikave brenda ballkanike!…
Ndoshta dhe Ballkani një ditë do të ridizajnoj hartat e funksionimit administrativ mes shteteve, kjo padyshim në interes te sigurisë dhe zhvillimit ekonomik!…

Kosova histori rrugëtimi

Rrugëtimi i Kosovës në përpjekje për tu bërë shtet më vete njehë histori të tërë, porse në mënyrë institucionale paralelisht me institucionet serbe në Kosovë njihet që në vitet 90-ta. Atëkohë një grup intelektualësh dizajnuan Kosovën shtet nacional dhe demokratik dhe bënë shpalljen për të mos jetësuar asnjëherë ashtu si ishte menduar, ngase sot Kosova shtet dallon rrënjësisht nga shteti i shpallur në vitet 90-ta. Në ballë të kësaj lëvizje intelektualësh për formimin e Kosovës shtet nacional u përgjegjësua presidenti historik, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Lëvizje Intelektuale apo siç edhe më vonë u quajt “Lëvizja Rugoviane”, për këtë ide shtetformuese hasi në përkrahjen e SHBA-ve dhe fillimisht edhe të disa miqve të pakt evropian. Kjo lëvizje bëri sensibilizimin e situatës jetësore dhe politike të popullit shqiptar jo vetëm të Kosovës, por dhe më gjerë nën okupimin sllav dhe afirmoi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për Liri, Pavarësi, Demokraci.

Koha po tregon se shërbimet sekrete pro perëndimore parashikonin një situatë të re politike për Ballkanit në tërësi. Tashmë nuk ishte fokus vetëm çlirimi i një populli të okupuar, apo ndoshta çlirimi i popullit shqiptar të Kosovës ishte mjet për të ardhur te qëllimi politiko-strategjik i SHBA-ve, që ishte futja e bazës administrivo-ushtarake në Ballkanit perëndimor, konkretisht në Kosovë, thyerja e sistemit monist Ruso-sllav dhe kthimi i Ballkanit ka perëndimi.

Situata e re politike, që sot është realitet i ri politik në Kosovë dhe në Ballkan në tërësi, kërkonte edhe realizues tjerë, duke parashikuar që me ideologjinë e “Lëvizjes Rugoviane”, që në thelb ishte nacionaliste, nuk mund ti realizonin prapaskenat politiko-strategjike, vështirë se do të mund të arrinin pajtimin politik tek të gjitha palët në konfliktin “Ballkani Perendimor”, ngase sllavët-serbet, të gjendur përball dy mundësive për të zgjedhur, përball Lindjes me Rusinë dhe Perëndimit me Amerikën, kishin mundësi kushtëzimi për të kërkuar kompetenca brenda shtetit të Kosovës, madje ekskluzive në raport me të drejtat e garantuara me konventa ndërkombëtare për minoritetet.

Hidromorava

Prandaj, politika strategjike perëndimore-amerikane, duke paraparë këtë gjendje, duhej të krijoj një lëvizje të re politike me një udhëheqës që do të krijonte ndikim të madh mbi popullin shqiptar të Kosovës, si mundësi për ta realizuar prapaskenat e dikurshme politike.

Një frymë e re politike brenda shqiptarëve të Kosovës me Hashim Thaqin në krye, emër ky i panjohur deri në atë kohë, erdhi si goditje e fortë për “Lëvizjen Rugoviane”, frymë kjo e projektuar mirë për t’ia arritur qëllimit për çka edhe ishte menduar. Rezistenca e popullit shqiptar të Kosovës për tu çliruar nga armiku pësoj një qarje të fortë të të pariparueshme dhe rivale, që qonte ka vëllavrasja. Fraksioni ushtarak i emëruar UÇK me në krye Hashim Thaqin si udhëheqës politik, që funksiononte jashtë projektimit të shtetit paralel të shqiptarëve të Kosovës, që kishte dizajnuar Lëvizja Intelektuale e njohur mandej si “Lëvizja Rugoviane” tashmë përveç që luftonte armikun ishte edhe një propagandues i fuqishëm politik, pa kursyer asnjë mjet, kundër kësaj “Lëvizjes Rugoviane” dhe vet Ibrahim Rugovës si udhëheqës i saj, madje këtë të fundit e quajti tradhtar të Kombit.

Zhvillimet e pasluftës së 1999-tës, shuarja e institucioneve dhe vendimeve të paraluftës, të krijuara me aq mund, historia e krijimit të situatave të reja politike brenda Kosovës dhe prolongimi kohorë i mosdefinimit të statusit të Kosovës, sikur po e priste vdekjen e Ibrahim Rugovës, për ti hapur rrugë projektimit të ri politik për shtetin e Kosovës, që tashmë nuk ishte nacional, dhe nuk i plotësonte të priturat e popullit shqiptar të Kosovës. Pra, më pastaj pas vdekjes së Ibrahim Rugovës dhe fuqizimit politik të Hashim Thaqit, Kuvendi i Kosovës do ta shpallte Kosovën Shtet multietnik me një Ylli në Ball, që kishte dhe ka domethënie politike nga Kuvendi i Kosovës, për të vazhduar kompromiset e dhimbshme në kurriz të Kosovës.

Marrëveshja i jep shancë Paqës!…

Marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë është një hapë ekstremë diplomatik, i guximshëm nga ana e palëve në konflikt. Kosova ka nderuar miqtë pro perëndimor duke iu dhënë mundësinë që edhe Serbinë ta kenë me vete edhe me çmimin e dhimbshëm, duke pranuar “truqe” brenda vetës, po ashtu duke i diskriminuar minoritetet tjera karshi serbëve, kurse Serbia de fakto ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Realisht tash Serbisë i mbetet ta bëjë hapin e madh politik karshi Kosovës, që edhe de Juro ta njoh Kosovën shtet, që nëpërmjet Kuvendit të saj ta heq Kosovën nga harta e saj shtetërore. Si Serbia si Kosova sfidë kanë tashmë jetësimin e këtyre marrëveshjeve dhe fuqizimin e shteteve sipas kritereve të BE-së, nëse donë të jenë pjesë e BE-së.
Po ti analizojmë në tërësi këto marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe situatën politike të Kosovës pas lufte, sidomos sa i përket rregullimit të brendshëm administrativ të Kosovës, krijimi i situatës “Veri i Kosovës”, trazirat e Vitit 2004, që ishin me karakter të improvizimit dhe paraprijëse të situatave të reja politike në shtetin e Kosovës, krijimi i komunave me bazë etnike serbe dhe krijimi i “Zajednicës”, pa dyshim se Kosova ka lënë bomba të kurdisura brenda vetvetes. Por, nëse këto zgjidhje administrative janë arritur për ti dhënë një shanc më të madh ndërtimit të jetës institucionale, që ka logjikë dhe kur dimë se janë marrëveshje të garantuar nga pala e tretë perëndimore, dhe duke i parë si zgjidhje të mentalitetit politik të kohës moderne, atëherë këto marrëveshje edhe si të tilla nuk paraqesin rrezik permanent!…

Një realitet edhe doli në pah, se realisht këto biseda nuk ishin vetëm politike brenda dy shteteve, por edhe përzierje e një shteti brenda një shteti tjetër, kësaj radhe të Serbisë brenda Kosovës, pra, krijimi i komunave etnike serbe, asociacioni i komunave serbe, vendet e rezervuara në kuvendin e Kosovës janë kompetenca ekskluzive të Serbisë mbi Kosovën!…

Fundi fundit, shtetet dhe kombet edhe mund të funksionojnë paqësisht vetëm nëse ka marrëveshje politike dhe çdo ikje nga kjo marrëveshje shpërfaq zgjidhje tjera, që shpeshherë eskalojnë me konflikte. Madje do konstatoja se Ballkani nuk e ka zgjidhur përfundimisht problemin politik me këtë marrëveshje!… Marrëveshja i jep shanc paqes!./rajonipress/