Uji Dea

Kosova, çiflig i oligarkëve politikë e ekonomikë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Politikanët dhe biznesmenët e monopoleve po e ngufasin shtetin.

Gashi: Të gjithë janë solidarë, kur është fjala për mbrojtjen e njëri-tjetrit për keqpërdorime

“Prokuroria Speciale ka dështuar ta luftojë krimin politik, i cili mund të quhet monopol politik, por edhe ndaj monopolit ekonomik, i cili e ka ngufatur zhvillimin ekonomik të vendit, duke lejuar që të lulëzojë krimi i organizuar. Korrupsioni i pandëshkuar, në të gjitha nivelet, ka bërë që qytetari i Kosovës të mos ndihet mirë në këtë vend, të cilin njerëzit e profilit të lartë dhe të mesëm e kanë kapur e zaptuar krejt kundërligjshëm”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.

Referuar situatës aktuale, por edhe asaj të mëhershme që po mbretëron në vendin tonë, por edhe funksionimit të institucioneve në përgjithësi, krijohet përshtypja se çdo gjë është politizuar dhe e kapur nga pushteti. Kësisoj del që shteti është shndërruar në monopol të disa njerëzve të politikës, ku qytetari më shumë ka frikë nga politika sesa nga drejtësia.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, prokuroria pak ka bërë në luftimin e këtij monopoli, si: politik, ekonomik, gjithashtu edhe krimit të organizuar e korrupsionit për të ndëshkuar njerëzit e të ashtuquajturit ‘profilit të lartë dhe të mesëm’, të cilët thuajse e kanë kapur e zaptuar vendin në mënyrë të kundërligjshme, duke mos e lënë kështu që të marrë frymë e të mos zhvillohet si ekonomikisht ashtu edhe demokratikisht. Vetë Gjyqësori është i kapur dhe nën diktatin e njerëzve të politikës dhe të oligarkisë së inkriminuar, që nuk po bën punë të pavarur e të paanshme për ta shkapur sistemin e drejtësisë nga rrjeti klientelist dhe i inkriminuar për 15 vjet me radhë.

Prokuroria Speciale ka dështuar ta luftojë krimin politik

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova është shndërruar në një vend, ku klanet e interesit e kontrollojnë jetën e qytetarit. Veç kësaj, ai thotë se Kosova është bërë edhe çiflig i oligarkëve politikë, të cilët e kanë shtrirë rrjetin e kontrollit në drejtësi, por edhe në organet e sigurisë. Prandaj, sipas tij, qytetari më shumë është bërë servil i politikanit sesa që ka frikën nga drejtësia. Dibrani më tej ka nënvizuar se kjo gjendje është shumë shqetësuese, pasi, siç thotë ai, jemi dëshmitarë të asaj se në kohërat më të errëta të sistemit monist, qytetari ka qenë më i dinjitetshëm karshi kërkesave të tij sesa që është sot, pasi atëherë nuk e ka lejuar veten të bëhet levë e pushtetarëve, ndërsa sot është bërë, siç e quan ai, rregëzinë e tyre./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.