ARKATANA

Kosova, Bosnja, Maqedonia në luftërat e ardhshme ballkanike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Pas disa viteve të paqes, Ballkani Perëndimor përsëri është duke rrëshqitur në paqëndrueshmëri. Në të gjithë rajonin, njerëzit janë duke dalë në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverive. Mijëra po ikin jashtë në kërkim të vendeve të punës dhe mundësive. Një fillesë e dhunshme e vehabizmit po hedh rrënjë në mesin e popullsisë myslimane të rajonit. Bosnja, Kosova, Republika Serbe, Maqedonia janë përmendur si rajonet më problematike në një shkrim të gjatë të medias ndërkombëtare “Newsstatesman”.

“Bosnja ka qenë prej kohësh shteti më jofunksional në rajon, i tretur nga lufta civile në vitet 1990 dhe i goditur nga ndarjet etnike që atëherë. Serbët dhe kroatët nuk kanë braktisur qëllimin e tyre të ndarjes. Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska (entitet serb i Bosnjës), është vënë nën presion nga rivalët politikë në vend dhe po hetohet nga policia në Sarajevë për pastrimin e dyshuar të parave. Për të mbështetur pozicionin e tij, ai ka kërcënuar me një referendum për pavarësinë e Republikës Serbe, të planifikuar për vitin 2018”, shkruan në këtë artikull.

“Jo shumë larg prapa është Kosova, një rrafshnaltë e varfër në Malet e Sharrit. Ajo nuk njihet nga gjysma e botës, udhëhiqet nga një elitë e korruptuar dhe ka një pakicë të pakënaqur serbe. Pas viteve të rezistencës, serbët e Kosovës kanë nxjerrë së fundmi të drejtën e autonomisë territoriale nga mbikëqyrësit fiktivë ndërkombëtarë të vendit. Kjo ka provokuar një reagim të ashpër dhe të egër nga nacionalistët shqiptarë, të cilët kanë sulmuar parlamentin dhe kanë mbajtur një seri të demonstratave të dhunshme në rrugë”, shkruan mes tjerash për shtetin më të ri të Evropës në këtë analizë.

Ndërkohë, Maqedonia përmendet të jetë në kaos pas rrjedhjes së përgjimeve që çoi në akuzat se ish-kryeministri Nikola Gruevski kishte spiunuar popullsinë dhe ishte përfshirë në korrupsion, mashtrim elektoral dhe kriminalitetit të drejtpërdrejtë. “Kjo ka zemëruar

GRANDEMALL

minoritetin e pakënaqur shqiptar, i cili fajëson udhëheqësit e tyre për mbështetjen e një qeverie të paligjshme në vend të të drejtave të komunitetit të vet. Si përgjigje, ky grup po kërkon federalizimin e shtetit, duke ndjellë shpërbërjen e tij të mundshme. Në Ballkan, e gjitha në fund kthehet në nacionalizëm”, shkruan kjo media ndërkombëtare.

Ndërsa faktorët lokalë në disa mënyra mundohen të shpjegojnë trazirat, megjithatë, ata nuk tregojnë se pse rajoni në tërësi është duke përjetuar paqëndrueshmëri të tillë, ose pse ngjarjet janë kthyer për të keq. Çelësi për të kuptuar gjendjen e keqe është të njohim pozicionin e Ballkanit si një brez kufitar në mes të fuqive të mëdha. Gjatë gjithë historisë, kur një prej këtyre fuqive ka ushtruar hegjemoni në rajon, apo një ujdi e fuqive e ka pranuar ndarjen si zgjidhje, paqja ka triumfuar në përgjithësi. Kur asnjë fuqi e vetme nuk ka qenë dominante ose, më keq, kur fuqitë kanë konkurruar për kontrollin, kaosi ka pasuar pa ndryshim. Epoka osmane shënoi periudhën më të gjatë të paqes në kohët moderne. Por kur perandoria shkoi drejt shpërbërjes në shekullin 19, nacionalistët anembanë Ballkanit shfrytëzuan rastin për pavarësi – së pari grekët, mandej serbët, dhe në fund të tjerët, disa të ndihmuar nga Rusia oportuniste, e cila kërkonte të destabilizojë rivalin e saj osman.

Dhuna ka vazhduar në shekullin e ‘20, pasi rënia e perandorive tokësore evropiane zgjidhi nga litari rajonin. Luftërat e Ballkanit të 1910-s, në të cilën shtetet në zhvillim si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia luftuan për të përcaktuar kufijtë e tyre, u pasuan nga dy luftërat botërore, në të cilën Austria, Gjermania, Italia dhe Bashkimi Sovjetik, të gjitha pushtuan territorin në fjalë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.