Mobi Casa

Kosova bëhet gati për aplikim në OKB

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Republika e Kosovës po bëhet gati që t’i hyjë sfidës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që llogaritet si një nga veprimet më të rëndësishme që nga koha kur është shpallur pavarësia më 17 shkurt të vitit 2008. Telashet me Rusinë e Kinën janë evidente sepse ata kanë paralajmëruar veton, por sipas autoriteteve shtetërore të Kosovës, vendi ynë e ka në plan të lëvizë në këtë drejtim, pavarësisht kësaj situate.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i ka rritur kërkesat për zëvendësimin e Rezolutës 1244, që do të ishte si veprim i parë për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në OKB. Siç dihet Rezoluta në fjalë vazhdon të mbetet në fuqi, dhe si pasojë e kësaj as UNMIK-u nuk mund të largohet nga Kosova.

Fundamenti

Pengesë për këtë janë paraqitur Rusia e Kina, shtete të cilat e kundërshtojnë zëvendësimin e Rezolutës. Sidoqoftë, në Prishtinë vlerësojnë se ka alternativa për një gjë të tillë, ndërsa njëra nga to janë njohjet dhe anëtarësimi në sa më shumë organizata. Kosova tashmë është anëtare e Bankës Botërore, dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar… (Tribuna).