Hidromorava

Kosova 7 vjet shtet, sukseset dhe dështimet

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Kosova shtatë vite më parë shpalli pavarësinë e saj, duke i dhënë fund një kapitulli të trazuar në historinë e Ballkanit Perëndimor. Por cilat janë sfidat, të arriturat dhe dështimet e Kosovës gjatë këtyre viteve.

Shteti më i ri evropian feston sot ditën e pavarësisë me 108 njohje dhe e anëtarësuar në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

E pavarësisht sfidave e problemeve zhvillimore, lidershipi i Kosovës e sheh 17 Shkurtin si një të arritur kulmore.

Për këtë përvjetor, krerët e shtetit kanë marrë urime nga burrështetas botëror. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në urimin e presidentit Obama, transmeton Gazeta Tribuna.

Një urim të tillë Jahjaga e ka marrë edhe nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Krijimi i shtetit të Kosovës, është vlerësuar se i ka dhënë një dimension të ri paqes e stabilitetit në rajon.

Por, pengesë kryesore mbeten raportet me Serbinë, të cilat tashmë po reflektojnë edhe në mospërmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërkaq, mosnjohja nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, në njërën anë dhe pamundësia që të bëhet vend anëtar i Kombeve të Bashkuara për shkak të mosnjohjes nga Rusia, në anën tjetër e lë Kosovën si një vend me subjektivitetin ndërkombëtar të papërfunduar.

Për të kapërcyer këtë hendek, Bashkimi Evropian ka iniciuar një dialog Kosovë – Serbi përmes së cilit po përpiqet të gjej një normalizim mes dyja vendeve, si hapi i parë që më pas edhe vendet që nuk e njohin atë si shtet të zbusin pozicionet e tyre karshi Kosovës.

Rezultati i parë i këtij dialogu ishte Marrëveshja e parë e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur më 19 prill të vitit të kaluar.

Marrëveshja mundësoi që pas shtatë vjet shtet, Kosova të organizoi për herë të parë zgjedhje edhe në komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe “pushtuara” nga strukturat ilegalë të Serbisë.

Hidromorava

Këto zgjedhje, nga lidershipi i Kosovës u cilësuan historike dhe e arritur e madhe. Po në praktikë edhe pas mbajtjes së tyre ë veri, shteti i Kosovës nuk ka arritur ende të shtrij sovranitetit plotë në atë pjesë.

Ndërsa me 8 shkurt të këtij viti, Kosova dhe Serbia arritën në Bruksel marrëveshjen për drejtësinë, e cila nga pozita qeveritarë dhe faktori ndërkombëtarë u vlerësua si marrëveshje e domethënëse për shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në veri të vendit.

Kosovës i është hapur edhe perspektiva e kushtëzuar evropiane përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kurse për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës ende nuk ndonjë lajme të mirë. Madje gjatë vitit 2015, as që pritet të ketë liberalizim. Këtë e kanë konfirmuar edhe vet zyrtarët Qeverisë së Kosovës.

Por, Kosova gjatë vitit 2014, mori lajme të mira nga sporti. Vendi ynë për herë të parë u bë pjesë e një organizate shumë të rëndësishme për zhvillimin e sportit, duke u anëtarësuar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gjatë vitit 2013, lajme të mira solli edhe Majlinda Kelmendi, e cila u kthye nga Rio De Zhanero me titullin e kampionit të botës në xhudo.

Kosova në raportet ndërkombëtare vazhdon të renditet e fundit për nga shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar së shtypit, transmeton Gazeta Tribuna.

Kosovën gjatë vitit 2014 u përshkua nga një bllokadë e gjatë institucionale, e njohur si ‘ngërçi politik’ për shkak të mospajtimeve të partive politike për mënyrën e ndërtimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nën hijen e bllokadës Kosova është përballur edhe më sfida të rënda, përfshirë edhe shkallën e lartë të korrupsionit dhe vonesën e përmbushjes së detyrimeve kundrejt qytetarëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar.

E shteti më i ri Evropian po përballet së fundmi me një fenomen të pazakontë, e ai është migrimi ilegal.
Vetëm gjatë këtij viti dhjetëra mija qytetarë të Kosovës janë larguar nga vendi, duke mësyrë shtetet e Bashkimit Evropian. Por, jo të gjithë kanë pasur fatin të arrijnë në këto shtete. Shumë kosovarë në tentim për të kaluar kufirin serbo-hungarezë në mënyrë ilegale janë arrestuar dhe po qëndrojnë në burgje të këtyre vendeve.

Ekonomia e dobët, papunësia dhe mungesa e perspektivës janë ndër arsyet kryesore që shtyjnë kosovarët të braktisin vendin.

Institucionet e Kosovës edhe pas shtatë vjet shtet pritet të përballen me sfida të shumta. Zhvillimi ekonomik, themelimi i Gjykatës së Speciale, vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, janë disa nga sfidat më të mëdha të Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa. /Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.