Fundamenti

Kosova 650 milionë euro borxh publik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Borxhi publik i Kosovës gjatë pjesës së parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 17.1 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), borxhi ka arritur në 649.1 milionë euro nga 554.5 milionë euro sa ishte në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Shprehur në përqindje, borxhi ka arritur 11.2 për qind të Bruto Produktit Vendor nga 10.3 për qind sa ishte në vitin paraprak. Niveli aktual i borxhit, Kosovën e bënë vendin me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas BQK-së, në vitin 2014, mesatarja e borxhit publik në vendet e Evropës Juglindore ishte rreth 57.3 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, përderisa Kosova kishte nivelin prej 10.6 për qind, raporton Rel.

Mobi Casa

Edhe në raportin e fundit të publikuar nga Banka Botërore, thuhet se borxhi publik ende mbetet i vogël, por më rritje të shpejtë.

Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).
Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind. /Telegrafi/