FIDANISHTJA

Kosnett: S’kërkojmë nga asnjë deputet që ta votojë dikë për president, duam vetëm shmangie të zgjedhjeve të reja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pavarësisht se ka marrë mbi 50 % të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje i duhet edhe përkrahja e ndonjërës prej partive opozitare, për ta zgjedhur presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Për këtë Albin Kurti dhe dhe Vjosa Osmani kanë zhvilluar takime të ndara me të gjitha partitë opozitare, megjithatë shpresat e vetme janë ende tek LDK’ja e Lumir Abdixhikut, pasi që Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj kanë thënë se nuk e përkrahin prijësen e listës “Guxo” për t’u bërë shefe e shtetit.

Për të diskutuar rreth themelimit të institucioneve të reja dhe shmangies së zgjedhjeve të tjera, në zyrat e Lidhjes Demokratike dje ka zbarkuar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, megjithatë pas takimit nuk është dhënë ndonjë detaj rreth përmbajtjes së diskutimeve Abdixhiku-Kosnett.

Lidhur me rolin që duhet të ketë opozita dhe rreth çështjes së zgjedhjes së preidentit, diplomati amerikan, Philip Kosnett, ka shkruar sot një editorial për Indeksonline, ku ka sqaruar pozicionin e Qeverisë amerikane rreth këtij procesi.

Mobi Casa

Kosnett ka thënë se Qeveria të cilën e përfaqëson nuk është duke kërkuar as në mënyrë publike e as privatisht që dikush të votojë për një individ të caktuar për president.

Ai në shkrimin e tij thotë se edhe koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar, derisa sqaron se ajo që po kërkon SHBA-ja është që të shmangen zgjedhjet tjera, të cilat do të kushtojnë shumë dhe që do ta lënë vendin në krizë edhe për një kohë të gjatë në mes të pandemisë.

“Më lejoni të jem i qartë. Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund. Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, ka shkruar Kosnett, në një op-ed, ku ka folur për rolin që duhet të ketë opozita në një demokraci funksionale dhe në një sistem parlamentar./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.