FIDANISHTJA

Kosnett në ofensivë diplomatike për heqjen e taksës

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett iu ka bërë të qartë liderëve në vend, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentares Vjosa Osmani si edhe ministrave se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja duhet të hiqet, raporton Gazeta Express.

Të njëjtin qëndrim e ka përsëritur edhe në takimin që sot e ka pasur edhe me Minsitrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

“Ambasadori Kosnett po vazhdon takimet me përfaqësuesit e qeverisë së re ndërsa sot është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Ai është takuar me kryeministrin, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti dhe Abazi si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën si dhe do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

HW

Në të gjitha takimet, si në ato të rregulltat me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett ka folur për rëndësinë e heqjes së menjëhershme të taksës.

“Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eleminuar menjëherë tarifat”, shkruhet në njoftim.

Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë bërë thirrje për heqje të taksës, ndërsa kanë dalë kundër reciprocitetit që e ka paralajmëruar Qeveria Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.