Fundamenti

Kosnett: Ndihem krenar kur Kosova bën zgjedhjen e saj për një të ardhme paqësore dhe të prosperuar

/ 1 minutë lexim

Në Kosovë janë duke u zhvilluar zgjedhjet e parakohshme. Mbi gjysme milioni kosovarë deri tani iu janë drejtuar kutive të votimit.

Stafi i Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, përfshirë ambasadorin Kosnett gjatë gjithë ditës kanë vëzhguar zgjedhjet anembanë Kosovës.

UBT

“Ekipet e ambasadës dhe unë kemi qenë në të gjithë Kosovën duke vëzhguar zgjedhjet sot. Ndihem krenar kur Kosova bën zgjedhjen e saj për një të ardhme paqësore dhe të prosperuar”, ka shkruar Kosnett.