UBT

Kosnett: Jemi në një moment historik ku njerëzit marrin vendime që do të kujtohen gjatë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, pas marrjes së detyrës së re.

Kosnett, pas takimit me kreun e Ekzekutivit, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk mund të gjesh dy vende sikurse janë SHBA dhe Kosova që kanë një miqësi të mirë.

“Është privilegj që e shoh Haradinaj pas kaq viteve. Nuk mundesh me i gjet dy vende si SHBA dhe Kosova që kanë një miqësi të mirë. Jemi në një moment historik ku njerëzit marrin vendime dhe vendimet e tyre do të kujtohen gjatë. Mezi pres të bashkëpunoj me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë diplomati amerikan.

UBT

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se ka përgëzuar ambasadorin e ri amerikan për marrjen e detyrës së re.

“Shfrytëzova rastin ta uroj për postin që e ka marrë për të mirën e Kosovës, për të mirën e Amerikës. I premtova bashkëpunim të sinqertë. Kënaqësi që jemi bashkë”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.