HW

Kosnett angazhohet për marrëveshje VV -LDK, takon Mustafën, Osmanin e Veliun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu sot kanë pasur një takim me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazetes Express brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosnett vazhdimisht ka kërkuar që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë.

United Hospital

E një kërkesë të tillë Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka përsëritur edhe pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pasi ka uruar për konstituimin e Kuvendit, ambasada ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të krijojnë sa më shpejtë qeverinë e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.