Uji Dea

Kosi përmban nivele të larta të sheqerit, e tregon studimi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shumica e jogurteve kanë nivele shumë të larta të sheqerit, paralajmëron një studim i ri.

Kërkuesit kanë analizuar më shume se 900 brende të kosit nëpër supermarketet e Britanisë së Madhe, dhe kanë parë se vetëm 9% mund të klasifikohen me nivel të ulët të sheqerit.

Po ashtu studimi ka treguar se edhe pse ky produkt ushqimor njihet si njëri prej më të shëndetshmëve, ka më së shumti përqindje të sheqerit në të.

Kosi organik përmbanë rreth 13.1 gram sheqer për 100 gram. Derisa jogurtet natyrale kanë më së paku, rreth 5 gram sheqer për 100, transmeton gazetametro.net.

Uji Dea

Jogurtet të cilat konsiderohen si ‘deserte’ përmbajnë më së shumti sheqer, me një mesatare prej 16.4 gram për 100 gram.

‘Derisa kosi konsiderohet më pak shqetësim se sa pijet e tjera, zbulime e reja tregojnë se kosi, si një ushqim i shëndetshëm i perceptuar, mund të jetë një burim i panjohur i sheqernave’, kanë shkruar autorët.

Autorët për më shumë kanë shtuar se konsumatorët duhet ta kenë parasysh se ata duhet të jenë të vëmendshëm ndaj marketingut të produkteve organike.

(Kosova Sot)