Kosi, ‘ilaç’ për dietën dhe kundër gripit

Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të viruseve.
Nëse kërkoni që të dobësoheni, por edhe të luftoni gripin, mjafton që të konsumoni kos.
Kosi ka shumë vlera si dhe elementë apo ushqyes të lartë. Është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut, teksa është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut.
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të viruseve.
Kërkuesit të cilët janë marrë në këtë drejtim kanë bërë me dije se këto baktere mund të përdoren në sprajtët e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit, për të penguar përhapjen e virusit të gripit. Ai mund të shoqërohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit.
Kosi është një ‘ilaç’ mjaft i mirë, pasi na ndihmon për tu dobësuar. Për të çliruar energji të mjaftueshme, konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjere.