HW

Kos për erën e keqe të gojës

/ 2 minuta lexim
HW

Të gjithë kemi në shtëpi medikamente të ndryshme për probleme si djegiet, prerje, të vjellat, etj.

Mjaftojmë të dimë t’i përdorim ato. Më poshtë do të lexoni për disa metoda popullore të trajtimit të problemeve të ndryshme të cilat mund të duken pak të çuditshme, por funksionojnë.

Vodka për erën e keqe të këmbëve.

Nëse keni probleme me erën e keqe të këmbëve, thjesht fshijini ato me një pecetë të lagur në vodka. Vodka përmban alkool dhe veti antiseptike të cilat i thajnë shpejt këmbët ndërsa largojnë çdo bakter të gjendur në to.

Akullore për djegiet e gjuhës.

Të gjithë i duam akulloret për shkak se janë të shijshme, por përveçse kënaqin dëshirat tona për diccka të ëmbël, mund të qetësojnë gjuhën tonë të djegur pasi kemi ngrënë një copë pica të nxehtë? Një kub akulli, kos i ngrirë ose ndonjë pije e ftohtë kanë të njëjtin efekt.

Kos për erën e keqe të gojës.

Hidromorava

Përveç mentes e cila freskon rrugët e frymëmarrjes, provoni kosin. Bakteret e gjendura tek kosi mund të eliminojnë bakteret e këqija që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Kështu që herës tjetër që nuk do të ndiheni mirë me frymëmarrjen tuaj, hani pak kos për të eliminuar bakteret e këqija.

Listerine për puçrat.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por listerina funksionon shumë shpejt për përtharjen e puccrave. Zhysni pak pambuk në Listerine dhe aplikojeni tek puccra tre herë në ditë derisa të ndieni se është përtharë. Listerina ka veti antiseptike të cilat përshpejtojnë procesin e shërimit.

Sheqer për gromësimat.

I urreni momentet kur filloni të gromësisni? Shumë prej nesh pinë ujë për të lehtësuar këtë problem, por një zgjidhje shumë e mirë është sheqeri. Thjesht gëlltisni një lugëçaji sheqer dhe do të shpëtoni menjëherë nga gromësima.

Limonë ose ullinj për të vjellat.

Personave që udhëtimi me makinë ose mjete të tjera transporti u shkakton të përziera dhe të vjella, u rekomandohet të përtypin limon ose ullinj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.