Mobi Casa

Korrupsionin nuk e luftojnë të inkriminuarit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qytetarët të pashpresë me keqqeverisjen “Mustafa-Thaçi”. Spahiu: Vetëm njerëzit e guximshëm dhe të ndershëm e luftojnë korrupsionin

“Një numër i madh i lëndëve zhduken krejtësisht dhe pastaj një numër enorm i lëndëve gjyqësore tjetërsohen apo parashkruhen, dhe kjo nuk bëhet rastësisht dhe në këtë rast nuk është fajtor vetëm Gjyqësori, por kjo bëhet me presionin e vetë Qeverisë, apo të atyre që e kanë pushtetin ekzekutiv, sepse kanë instrumentet që mund të ndërhyjnë”, thotë njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Riza Smaka

Uji Dea

Korrupsioni prej shume vitesh është kancer për Kosovën, që e ha ngadalë dhe nuk e lë të qetë që të përparojë. Në fakt, korrupsionin nuk mund ta luftojnë ata që vetë janë të korruptuar e të inkriminuar në të gjitha institucionet e shtetit.

Në këtë situatë të përkeqësuar pothuajse 16-vjeçare, janë dhe po mbeten qytetarët e pashpresë se me këtë qeveri aktuale nuk do të vijnë kurrë ditë të mira për Kosovën, që i bie se kurrë nuk do të ketë sundim të ligjit, as mirëqenie për qytetarët, as zhvillim ekonomik e punësim, as ndalje të hajnisë dhe zhvatjes. Në të gjitha dikasteret qeveritare, do të ndodhë vetëm pasurimi i mafio-pushtetarëve, që e kanë kapur shtetin bashkë me mafio-oligarkët e bizneseve kriminale që nuk e lë të marrë frymë këtë vend të pafat. Në fakt, korrupsionin nuk është se e luftojnë as këto gjykata, të cilat në të shumtën e rasteve flenë mbi lëndët e krimit dhe përtojnë të merren me korrupsionin dhe gjërat e ngjashme si kjo. Pa dyshim se qytetarëve të ndershëm e të përgjegjshëm në këtë vend, të cilët marrin rroga të ulëta dhe me këto rroga paguajnë taksa, e të cilat keqpërdoren në masë të madhe, nuk u ngelet asnjë zgjedhje tjetër, përveç që të bashkojnë të gjitha forcat e tyre pozitive e qëllimmira dhe përmes formave demokratike, ligjore e kushtetuese të bëjnë përmbysjen e këtij pushteti të korruptuar, me protesta të padhunshme, me demonstrata të fuqishme deri në dorëheqjen e Qeverisë, dhe në fund me votën e lirë të qytetarëve të vijnë ndryshime, që do të ishte zgjidhja më e mirë për qytetarët dhe vendin në përgjithësi./kosova sot/