KKVITI

Korrupsionin në drejtësi e lufton vetëm VETTING-u

/ 9 minuta lexim
Hidromorava

Misioni i USAID-it, në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia +” kanë prezantuar hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave Themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve. Nga këto gjetje të këtij raporti në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si gjykata më e korruptuar.

“Fare nuk ka pasur nevojë të rriten pagat për këta njerëz që i kanë përplot sirtarët me lëndë të pazgjidhura, me lëndë të mykura e të pluhurosura, lëndë që parashkruhen qëllimisht dhe ata vazhdojnë të merren edhe me punë të tjera dhe mbajnë kundërligjshëm madje kontrata të dyfishta. Kjo çështje asnjëherë nuk është qartësuar nga KGJK-ja dhe KPKja, edhe pse ka mundur të bëhet, këtë gjë ka mundur ta ndalë edhe presidenti me autoritetin e tij kushtetues, por kjo nuk është bërë asnjëherë. Përfundimisht, mendoj se duhet të rregullohet kjo çështje vetëm kur të nxirret ligji për VETTING-un, që me atë ligj të shikohet se si janë pasuruar fillimisht njerëzit pa kontroll dhe pa mbulesë dhe si e kanë bërë atë pasuri pa asnjë bazë të arsyetimit ligjor të të ardhurave të tyre”, thotë analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot” .

Misioni i USAID-it, në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia +” kanë prezantuar hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave Themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve. Nga këto gjetje të këtij raporti në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si gjykata më e korruptuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas gjetjeve të raportit, është më e paqasshmja në informata zyrtare. Njohësit e kësaj fushe me të drejtë shqetësohen dhe pyesin se deri kur qytetarët do të vazhdojnë të jenë shumë të frustruar nga pamundësia e qasjes në informata rreth rasteve të tyre si dhe deri kur do të vazhdojë të lulëzojë korrupsioni, i cili është sofistikuar dhe në shume raste, pasi sipas këtij raporti, në vend të parave po kërkohet edhe këmbim me favore.

Ky hulumtim ka zbardhur edhe rastet kur është kërkuar mitë nga gjykatës apo punonjës të tjerë të gjykatave, prandaj me të drejtë shtohet pyetja se për çfarë sundimi të ligjit mund të flitet në Kosovë përderisa gjykatësit apo punonjësit në gjykata shesin dhe trafikojnë drejtësinë.

Pa reformë të thellë, nuk ka rezultate

Mobi Casa

Sipas prof. Riza Smakës, njohës i kësaj fushe, thotë se konstatimet e tilla janë mjaft të bazuara, sepse janë bërë me siguri mbi baza profesionale, prandaj, sipas tij, pa reformim të thellë të këtij sistemi nuk mund të presim asnjëherë rezultate të kënaqshme.”Është fakt evident se në sistemin e drejtësisë gjithnjë qëndrojnë heshtje problemore jo të pakta dhe jo të rralla dhe për këtë fakt është folur e shkruar disa herë, madje janë bërë e publikuar edhe raporte të ndryshme. Indicet kanë qenë dhe janë po ashtu evidente se në institucionet e Sistemit të Drejtësisë gjithnjë ka pasur dhe ka influencë të fuqishme të interesave të ndryshme politike si dhe të funksionarëve politikë e shtetërorë, në përgjithësi”, u shpreh ai. “Me aktet ligjore për Sistemin e Drejtësisë do të duhej, ndër të tjera, të sanksionoheshin, pra të inkriminoheshin të gjitha ndërhyrjet politike e administrative në punët e gjykatave dhe të prokurorive”, shtoi më tej Smaka.”Në këtë vazhdë medoemos do të duhej të kërkohej edhe reformimi i planeve dhe programeve studimore të vetë shkencave juridike në funksion të krijimit të gjykatësve dhe të prokurorëve, si dhe të avokatëve të specializuar e të profilizuar veç e veç për disiplina juridike të caktuara”, tha ai për “Kosova Sot”.

Sipas prof. Smakës, kjo reformë mund të arrihet edhe duke u shoqëruar me një lloj VETTING-u, i cili nuk do të duhej vonuar dhe i cili do të merrte për bazë disa elemente të sanksionimit ndëshkues të punës apo mospunës efektive në sektorin e sundimit të ligjit, duke filluar me hetimin e pasurimit të të punësuarve në këtë sektor. “Fillimisht, mendoj se zgjidhja më e mirë dhe e vetme për qartësimin e pasurisë së pistë nga ajo e pastër, është përgatitja dhe miratimi i Ligjit për Origjinën e Pasurisë. Në vazhdën e zbatimit të saktësimit të origjinës së pasurisë së klasifikuar si të fituar legalisht në një anë dhe ilegalisht në anën tjetër, do të realizohej Ligji në fjalë si dhe ndër të tjera edhe kjo komponentë referuar sendërtimit të mirëfilltë të VETTING-ut edhe në vendin tonë. Pra, nuk do të bëhej lustrimi i pasurisë vetëm për funksionarët prokurorialë e gjyqësorë, por në radhë të parë për funksionarët shtetërorë e politikë”, ka vlerësuar Smaka. “Po ashtu, në sistemin e drejtësisë së vendit tonë është nevojë imediate për një hetim lehtë e shpejt, duke u bazuar në rastet prokuroriale e gjyqësore të dështuara nga elementi subjektiv, në formë të zhagitjeve irracionale të rasteve juridike, edhe për një VETING të mirëfilltë të aspektit profesional, i cili do të duhej të bazohej në këto elemente: rastet juridike të zhagitura irracionalisht, rastet juridike të parashkruara nga motive më se të ndryshme, por në kundërshtim me ligjin e aplikuar, rastet juridike të pezulluara dyshimshëm nga prokuroria ose si të tilla të gjykuara në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi si dhe në kundërshtim me praktikat prokuroriale e gjyqësore të mira, rastet juridike të gjykuara dobët, të hartuara dobët, si dhe përfundimisht rastet në të cilat është argumentuar mungesa e profesionalizmit të kërkuar nga prokurorët e gjykatësi e caktuar”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

Ata që i zvarritin rastet, nuk meritojnë rritje pagash Sipas njohësit të fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani, edhe sikur të mos ishte bërë fare kjo anketë, në opinionin publik dhe te qytetarët këto gjëra kaherë janë të ditura.”Kjo anketë as që ka pasur nevojë të ndodhë. Kjo gjendje është e dijshme kaherë, nuk ka nevojë fare për hulumtime, por për veprim adekuat. Kurdo dhe vazhdimisht ka procese të dëmshme, sepse drejtësia është bërë biznes dhe këtu nuk ka asgjë. Është bërë një lëmsh që funksionon si e gjithë qeverisja në shtet”, u shpreh ai.”Unë kaherë kam thënë se fare nuk ka pasur nevojë të rriten pagat për këta njerëz që i kanë përplot sirtarët me lëndë të pazgjidhura, me lëndë të mykura e të pluhurosura, lëndë që parashkruhen qëllimisht dhe ata vazhdojnë të merren edhe me punë të tjera dhe mbajnë kundërligjshëm, madje kontrata të dyfishta. Kjo çështje asnjëherë nuk është qartësuar nga KGJK-ja dhe KPK-ja, edhe pse ka mundur të bëhet, këtë gjë ka mundur ta ndalë edhe presidenti me autoritetin e tij kushtetues, por kjo nuk është bërë asnjëherë. Përfundimisht, mendoj se duhet të rregullohet kjo çështje vetëm kur të nxirret ligji për VETTING-un, që me atë ligj të shikohet se si janë pasuruar fillimisht njerëzit pa kontroll dhe pa mbulesë, dhe si e kanë bërë atë pasuri pa asnjë bazë të arsyetimit ligjor të të ardhurave të tyre”, vijoi më tej Burjani. “Unë mendoj se edhe ky sistem në drejtësi është sistem i ngjashëm sikurse qeverisja e korruptuar në nivelin politik qendrore, dhe po të hyhet të analizohet e të hetohet në detaje do të dalin shumë paligjshmëri, fshehje të qëllimshme të lëndëve, parashkrim të qëllimshëm të lëndëve, mostrajtim adekuat dhe lansim gënjeshtrash e arsyetimesh të palidhje për atë se pse kanë mbetur një numër kaq i madh i lëndëve pa u trajtuar”, potencoi ai për “Kosova Sot”

PRETENI: GJYQËSORI NË KOSOVË NUK PUNON FARE!

Ish-kreu i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, thotë se realisht duket ky që është një “rezultat” befasues, por nga realiteti që mbizotëron nuk ka mundur të dalë ndryshe. “Rezultat befasues, nëse nuk ka vetëm transparencë, nuk mund të themi se ka korrupsion, element edhe më i rëndësishëm është llogaridhënia. Këtë element nuk e trajtojnë fare as gjykatat e as prokuroritë. Gjyqësori në Kosovë ‘nuk është i korruptuar’ po ai nuk punon fare. 7 vjet një rast, 210 ankesa për gjyqtarët në Zyrën e Prokurorit Disiplinor për vetëm 7 muaj. Mosefikasiteti është karakteristikë e këtij ‘Gjyqësori’, nuk është korrupsion vetëm marrja e ryshfetit”, u shpreh ai.”Përfitimi mund të jetë material ose jomaterial (krijimi i favoreve) Gjyqësori në Kosovë vuan nga mospuna dhe kjo mospunë pastaj shpërblehet me favore ( paga të majme,privilegje jetësore, shumë vende pune…). Kuptimi i nocionit të korrupsionit nuk është i thjeshtë, ai është shumëdimensional, e në veçanti kur flasim për ‘Gjyqësorin’ kompleksiteti është i veçantë dhe specifik. Korrupsion është edhe mosefikasiteti. Korrupsion është çdo shkelje ligji, pa marrë parasysh se çfarë përfitimi marrin ata”, tha Preteni për “Kosova Sot”.