ARKATANA

Korrupsioni sipas qytetarëve, partitë politike zënë vendin e parë!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Programi për Zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka publikuar matjet e fundit të pulsit publik rreth korrupsionit në Republikën e Kosovës.

Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë opinionet e të anketuarve gjatë anketës dhe të pjesëmarrësve të Fokus Grupeve, përcjell Telegrafi.

Raporti analizon të dhënat e mbledhura përmes një studimi të përgjithshëm të popullsisë me 1300 të intervistuar dhe 500 intervista të synuara me përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës nga të gjitha nivelet menaxhuese.

Matja është bërë më një kuotë matëse prej një deri në pesë.

FIDANISHTJA

Në pyetjen bërë respondentëve, se sa qytetarët mendojnë se korrupsioni është i pranishëm nëpër institucionet më të rëndësishme të vendit, kanë dalë edhe rezultatet.

Sipas respondetëve, partitë politike janë ato që janë më të korruptuarat, me 4.12 pikë.

Pas tyre radhitet Kuvendi i Kosovës me 3.96 pikë. Pastaj vijnë institucionet e nivelit qëndror me 3.92 pikë, duke vazhduar më Gjyqësorin 3.77 pikë, Shërbimet shëndetësore 3.74 pikë.

Gjithashtu institucionet e nivelit lokal janë vlerësuar me 3.68 pikë, Zyrtarët publikë/shërbimi civil 3.68 pikë, sistemi arsimor me 3.26 pikë, sektori privat 3.07 pikë, media 2.97 pikë, OJQ-të 2.97 pikë, Policia 2.76 pikë dhe në fund Bashkësitë Fetare me 2.75 pikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.