Fundamenti

Korrupsioni po pengon heqjen e vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën, pasi pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme nuk po ua heq vizat qytetarëve të saj. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka premtuar se do të vazhdojë me të bërit presion tek institucionet e BE-së deri në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç u është premtuar atyre, shkruan Gazeta “Zëri”.

Mosluftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, sipas anëtarit të Komisionit Parlamentar për Integrime, Armend Zemaj, po e pengon heqjen e vizave.

Sipas tij, konkluzionet e fundit të Këshillit të Ministrave në raport me heqjen e vizave shpërfaqin ngecjet e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

HW

“Konkluzionet pasqyrojnë gjendjen reale të procesit integrues, por edhe çështjen e vizave për Kosovën. Kushtet si kriter janë marrë parasysh si të plotësuara, por vlerësimi mbi sundimin e rendit, të ligjit, të luftës kundër krimit të organizuar e të korrupsionit janë detyra të cilat kanë krijuar hezitime te shtetet e BE-së që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave”, ka thënë Zemaj.

Zemaj deklaratat e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës në raport me vizat i ka quajtur si deklarata boshe dhe joserioze.

“Ajo çka e rëndon këtë situatë janë deklaratat boshe, të pamatura dhe joserioze të Qeverisë së Kosovës se liberalizimi do të ndodhë shumë shpejt. Negativiteti i kësaj situate është që imazhi i keq i kësaj Qeverie, diplomacia e dobët dhe aferat e ndryshme po e largojnë edhe më shumë Kosovën nga agjenda integruese, si dhe nga marrja e lajmit pozitiv për lëvizje të lirë”, ka deklaruar ai për “Zërin”. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.