Fundamenti

Korrupsioni nuk luftohet me ankesa, drejtësia kosovare duhet të jep llogari

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndërtimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një sistemi të efektshëm, në të cilin qytetarët kanë besim, është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kështu ka deklaruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Tracey Ann Jacobson, në një tryezë të rrumbullaket në kuadër të fushatës “Drejtësia dhe Qytetarët”.

Ambasadorja Jacobson ka thënë se qasja, transparenca dhe llogaridhënia në sistemin e drejtësisë janë shumë të rëndësishme.

“Raportet ndërmjet qytetarëve dhe organeve të drejtësisë janë të rëndësishme jo vetëm për kredibilitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, por edhe për kredibilitetin e Kosovës në botë”.

Hidromorava

“Mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Është diçka tjetër mundësia për të bërë ankesa, por diçka tjetër të kuptuarit e procesit se ku do të shkojë ajo ankesë. Dhe, mendoj se ende nuk kemi arritur në atë pikë”, ka thënë Jacobson.

Ajo ka thënë se organet e drejtësisë në Kosovë e kanë për detyrë të japin llogari, të punojnë pa presion dhe të jenë të paanshme.

Fushata “Drejtësia dhe qytetarët” ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës për ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve në sistem të drejtësisë, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë së vetë sistemit të drejtësisë në Kosovë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.