FIDANISHTJA

Korrupsioni në Universitet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shitblerje e notave, keqpërdorime gjatë regjistrimit të studentëve, nepotizëm familjar e partiak, avancime të stafit mbi punime plagjiature… janë vetëm disa nga format e korrupsionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Megjithëkëtë, askush deri më tash nga zyrtarët e UP-së nuk ka dhënë përgjegjësi para organeve të drejtësisë.

Ata që janë denoncuar në Prokurori nuk kanë marrë dënim për veprat penale që janë ngritur kundër tyre. Në vitin 2013, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës pati arrestuar njëmbëdhjetë zyrtarë të UP-së, në mesin e tyre edhe asistentë, nën dyshimin se kanë marrë prej 4 deri në 10 mijë euro për regjistrim të studentëve në UP, në Fakultetin e Mjekësisë, të Edukimit…, etj.

FIDANISHTJA

Por, këta të akuzuar janë rikthyer në vendet e tyre të punës, pasi u liruan nga aktakuza.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, ish-shefit të Prokurimit në UP, Hakif Veliu, dhe Albert Rakipit, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) në Tiranë, për “Falsifikim të kontratës” dhe për “Diferencën e çmimeve për pagesa të përkthimeve”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.