Korrupsioni në administratë po i largon investitorët e huaj
Sipas njohësve të fushës së ekonomisë, shumë nga investitorët e huaj që kanë ardhur në Kosovë për të investuar janë ballafaquar me korrupsion, zhvatje e burokraci, nga kjo administratë e politizuar dhe e burokratizuar.
Administrata e politizuar dhe e kriminalizuar konsiderohet të jetë njëri nga shkaktarët për mosthithje të investimeve të huaja.
Së këndejmi nga, njohësit e kësaj fushe është kërkuar që të bëhen reforma urgjente në administratën e politizuar, e cila është mbushur me militantë partiakë dhe familjarë./Kosova Sot/


