Uji Dea

Korrupsioni milionësh me tenderë, i pandëshkuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Organet e drejtësisë të dështuara, Qeveria e kriminalizuar.
Asnjë e dhënë zyrtare për aferat në prokurimin publik

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, thotë tenderët e “porositur” nga të fortët janë të paprekshëm dhe nuk mund të hetohen, ose hetohet aty këtu ndonjë tender i vogël.

Askush nuk e di se sa është punuar nga Prokuroria e shtetit në hetimin e tenderëve publikë, të cilët janë lajmëruar në Antikorrupsion dhe si rrjedhojë se a do të mbajë dikush përgjegjësi penale për këto keqmenaxhime dhe vjedhje të parasë publike.

Uji Dea

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe zyrtarëve të OSHP-së se sa janë shifrat e lëndëve të zgjedhura të kësaj natyre, prapëseprapë zyrtarët e tyre nuk kanë dërguar përgjigje për gazetën.

Ndërkaq, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar për numrin e lëndëve të natyrës së korrupsionit që janë zgjedhur vjet e sivjet. Sipas kryeprokurorit Lumezi, janë 686 raste për korrupsion që i kanë zgjidhur prokurorit në vend për periudhën nëntor 2013 deri në qershor të vitit 2015, por prokurorive u kanë mbetur edhe 582 të pazgjidhura.

Lumezi ka thënë se janë duke i hetuar disa raste edhe të nivelit të lartë dhe ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të merren edhe me hetimin e zyrtarëve të lartë, ngase, sipas tij, mosluftimi i korrupsionit po ndikon edhe në përkrahje të krimit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.