ARKATANA

Korrupsioni i pushtetarëve bllokoi projektet e mëdha

/ 6 minuta lexim
HW

Republika e Kosovës që nga paslufta nuk ka realizuar asnjë projekt të madh zhvillimor, të cilat projekte do të kishin qenë bartëse të zhvillimit ekonomik të vendit dhe do të kishin gjeneruar vende të reja të punës.

ABAZI: Pa një qeveri energjike, të guximshme e të pakorruptuar, asgjë e mirë nuk do të ndodhë në këtë vend

Republika e Kosovës që nga paslufta nuk ka realizuar asnjë projekt të madh zhvillimor, të cilat projekte do të kishin qenë bartëse të zhvillimit ekonomik të vendit dhe do të kishin gjeneruar vende të reja të punës.

Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit dhe ekspertët e fushës së ekonomisë, derisa, sipas tyre, Kosova ka ngelur pa realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore, siç janë privatizimi i PTK-së, ndërtimi i ‘Kosovës C’, ‘Brezovica’ dhe ‘Trepça’, dhe kjo kryesisht për shkak të qeverive jovendimarrëse dhe për shkak të konfliktit të interesit të disa prej drejtuesve të lartë të shtetit në secilin nga këto projekte strategjike.

Sipas tyre, Kosova pa realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore, për shkak të zhvatjes dhe korrupsionit e krimit të organizuar në institucionet e shtetit, ngase tendencat për zhvatje, krim e korrupsion dyshohet se lanë pa privatizuar PTK-në, ‘Brezovicën’ dhe mosrealizimin e “Kosovës së Re”.

Ata thonë se po të kishin qeveritë pas pavarësisë mision zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, ato do të kishin realizuar këto projekte që mund të sillnin gjenerim të vendeve të reja të punës e jo punësim të militantëve, siç ka ndodhur në PTK dhe KEK për rreth 18 vjet.

Neziraj: Flemë mbi thëngjill e rrezikojmë të mos kemi rrymë

Eksperti i ekonomisë, Xhevdet Neziraj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Republika e Kosovës që nga paslufta nuk ka realizuar asnjë projekt të madh zhvillimor, të cilat projekte do të kishin qenë bartëse të zhvillimit ekonomik të vendit dhe do të kishin gjeneruar vende të reja të punës.

Uji Dea

Por, sipas tij, edhe pse vendi ynë ka rezerva të mëdha të thëngjillit, ne siç tha ende ballafaqohemi me reduktime të mëdha të rrymës, që po ndikojnë shumë në punën e bizneseve dhe ardhjen e investitorëve të huaj, pasi kjo korporatë që nga paslufta, në vend që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, vetëm ka shpenzuar një pjesë të madhe të buxhetit të vendit.

Ai shtoi se edhe PTK-ja deri në fund të vitit 2007 ka operuar me mjaft sukses dhe ka pasur vlerë mbi 1 miliard euro, por tani është zhvlerësuar vlera e saj po ashtu edhe ‘Brezovica’ dhe kjo tregon, sipas tij, se qeveritë e vendit tonë kanë vepruar pa asnjë strategji për këto asete të mëdha të vendit tonë.”Në vend që qeveritë tona të përmirësojnë performancën e ndërmarrjeve publike para se të hyjnë në procesin e privatizimit dhe në këtë mënyrë do të ndikonin në rritjen e vlerës të këtyre ndërmarrjeve, pasi ishin bërë më tërheqëse për investitorët dhe do të ishte përmirësuar pozita negociuese karshi investitorëve dhe çmimi i tyre do të kishte me qenë më i lartë. Por, tek ne ka ndodhur e kundërta ku këto ndërmarrje janë sjellë buzë falimentimit dhe do shiten për shuma simbolike dhe do të blihen nga investitorët joseriozë, siç është rasti me KEK-un, PTK-në dhe me ndërmarrjet e tjera publike”, është shprehur Neziraj.

Ai tutje ka shtuar: “Ne ende nuk kemi vendosur se për çfarë termocentrali të ndërtojmë, me sa kapacitet dhe se si do të ndikonte në ambient, në vend, dhe kështu në vend që termocentrali i ri të punojë dhe të kemi rrymë e jo vetëm për nevojat e vendit, por edhe për shitje të energjisë elektrike, sepse vendi ynë flenë mbi rezervat më të mëdha të thëngjillit në Evropë”.

Neziraj është shprehur se Qeveria e ardhshme duhet shumë urgjent të rritë imazhin e saj dhe të kemi investitorë seriozë në këto fusha, si në energji dhe telekomunikacion, për arsye se nëse nuk veprojmë shpejt do të kemi probleme edhe me rrymë, por edhe vlera e aseteve si te PTK-ja dhe te ‘Brezovica’ do të kemi zhvlerësim dhe do të shiten për para të pakta që nuk do të vlejë asgjë.

Grapci: Kosova është prapa me projektet e mëdha

Eksperti i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, mendon se Kosova ka ngelur pa realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore, siç janë privatizimi i PTK-së, ndërtimi i ‘Kosovës C’ , ‘Brezovica’ dhe ‘Trepça’, derisa siç tha kjo kryesisht për shkak të qeverive jovendimmarrëse dhe për shkak të konfliktit të interesit të disa prej drejtuesve të lartë të shtetit në secilin nga këto projekte strategjike. “Pra, pa një qeveri energjike, të guximshme dhe të pakorruptuar, asgjë e mirë nuk do të ndodhë në këtë vend e as nuk do të realizohet asnjë projekt madhor për zhvillimin ekonomik”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” eksperti i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi. Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, thotë se Kosova është prapa me projektet e mëdha, siç janë: ‘Brezovica’, PTK-ja dhe ‘Kosova e Re’.

Sipas tij, Qeveria e formuar pas pavarësisë së Kosovës është dashur që menjëherë të reagojë, duke marrë mbi vete ‘Brezovicën’, sepse siç dihet edhe ‘Brezovica’ është në territor të Kosovës, ndërsa në të po investon Serbia, ku shumica serbe po punojnë aty. “Bashkimi Evropian kanë thënë shumë herë haptas se vetëm me luftimin e korrupsionit në vend Kosova mund të ketë ngritje të ekonomisë, vetëm me luftimin e korrupsionit Kosova mund të ecë përpara, por si duket këto fjalë të BE-së institucioneve tona sa u hyjnë në njërin vesh dhe u dalin nga veshi tjetër. Gjithashtu është fakt se po të ishin realizuar këto projekte shumë qytetarë të Kosovës do të ishin punë- suar dhe Kosova do të kishte pasur ekonominë më të mirë në rajon”, ka theksuar Grapci./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.