UBT

Korrupsioni gërryen drejtësinë kosovare

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se fatkeqë- sisht që nga paslufta sistemi i drejtësisë nuk ka arritur që ta sfidojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, apo ta sfidojë mafinë politike dhe nëntokën kriminale, derisa këto të fundit bashkërisht e kanë sfiduar dhe po vazhdojnë ta sfidojnë drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Politikanët e zhytur në afera nuk ka kush t’i ndalë.

“KGJK-ja dhe KPK-ja duhet ta luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda vetë sistemit, në mënyrë që sistemi të pastrohet dhe pastaj që këta të mund të kenë sukses dhe të krijojnë një besim për ta luftuar krimin edhe jashtë”, vlerësoi Arton Demhasaj.

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se fatkeqë- sisht që nga paslufta sistemi i drejtësisë nuk ka arritur që ta sfidojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, apo ta sfidojë mafinë politike dhe nëntokën kriminale, derisa këto të fundit bashkërisht e kanë sfiduar dhe po vazhdojnë ta sfidojnë drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Mobi Casa

Sipas tyre, për fat të keq në vend që drejtësia të pengojë veprimet antiligjore të funksionarëve politikë, si duket ajo është bërë vetë pjesë e këtyre grupeve, andaj duhet të marrë edhe përgjegjësitë e merituara. Ndaj është shtruar edhe çështja se çfarë i duhet Kosovës një sistem drejtësie i instaluar që amniston krimin e organizuar, korrupsionin dhe mafinë politike e nëntokën kriminale, derisa është ngjallur edhe dilema se a është lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar edhe problem politikokorruptiv, dhe jo vetëm i drejtësisë, sepse drejtësia e politika nga analistët thuhet se po bashkëjetojnë “në një shtrat” për interesa të tyre të përbashkëta kriminale!?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se thjesht një drejtësi, që amniston krimin dhe korrupsionin nuk mund të quhet drejtësi, ndërsa, sipas tij, fatkeqësisht që nga paslufta sistemi i drejtësisë nuk ka arritur që ta sfidojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, apo ta sfidojë mafinë politike dhe nëntokën kriminale.

Pushtetarët e sfiduan sistemin Kelmendi thekson se mafia politike me nëntokën kriminale e kanë sfiduar dhe po vazhdojnë ta sfidojnë drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ai tutje thotë se derisa drejtësia sfidohet kështu nga këto fenomene të së keqes në shoqërinë tonë të pasluftës, duket se këto fenomene kanë metastazuar, duke prekur shtresa dhe nivele të shoqërisë, por që luftën ndaj tyre drejtësia nuk e ka fituar as për së afërmi. “Në të vërtetë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet jo vetëm problem i drejtësisë, por sigurisht se është edhe problem politiko-korruptiv, por derisa politika dhe drejtësia bashkëjetojnë për interesa të përbashkëta kriminale atëherë edhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të jetë efikase, për të mos thënë se kështu korrupsioni, krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale i kanë shpallur luftë drejtësisë”, është shprehur ai. “Pra, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës e kanë sfiduar në pavarësinë e tij, jo më keq se askush tjetër vetë pushtetarët dhe politika mafioze, për të mbrojtur kësisoj interesat e veta në rend të parë dhe potencialisht për llogari të tyre. Andaj, ky sistem drejtësie i instaluar nuk është në funksionin e drejtësisë dhe gjykimeve të pavarura, dhe kështu s’do të mund të jetë efikas në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, është shprehur analisti Naim Kelmendi./kosova sot/