Uji Dea

Korrupsioni dhe krimi zhysin Kosovën në papunësi e varfëri ekstreme

/ 10 minuta lexim
Fundamenti

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 17.6 për qind e kosovarëve po jetojnë në varfëri, me nga 1.82 euro në ditë, ndërsa 5.2 për qind në varfëri ekstreme, me nga 1.30 euro në ditë. Shifrat e kësaj agjencie po ashtu na tregojnë se në Kosovë nga viti në vit po rritet papunësia.

Halimi: Pa shqiptimin e dënimeve të merituara për ata persona që merren me krimin e organizuar, nuk ka asnjë perspektivë ekonomik

“Papunësia në vend po rritet për shkak të politikës së keqe dhe të kriminalizuar nga mafiooligarkët, të cilët po mendojnë vetëm si t’i mbushin xhepat e tyre. Premtimet për rritje të pagave në 1000 euro që janë bërë nga partitë politike, kanë qenë thjesht premtime gjatë një fushate iluzioniste, ku qytetarëve ua mbushën mendjen me gënjeshtra, prandaj ikja e qytetarëve drejt vendeve të BE-së për të gjetur një punë sa për të mbijetuar nuk është skandal, por skandal do të jetë kur në Kosovë do të jetojnë vetëm 50 për qind e popullit të Kosovës dhe ata janë shtresa e ulët e qytetarëve, të cilët mezi po mbijetojnë nga varfëria që po ndodh në Kosovë”, thotë analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 17.6 për qind e kosovarëve po jetojnë në varfëri, me nga 1.82 euro në ditë, ndërsa 5.2 për qind në varfëri ekstreme, me nga 1.30 euro në ditë. Shifrat e kësaj agjencie po ashtu na tregojnë se në Kosovë nga viti në vit po rritet papunësia.

Analistët dhe deputetët me të drejtë po pyesin se si mbeti Kosova edhe në vitin e 11-të të paspavarësisë së saj si dhe gati 20 vjet pas luftës duke u bërë një shtet ku sundojnë krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale, ndërkaq afro 20 për qind e kosovarëve jetojnë me më pak se 1.82 euro në ditë dhe në të njëjtën kohë çdo vit po rritet numri i të papunëve.

Deputetë dhe analistë pyesin se ku mbetën premtimet për rritje pagash për qytetarët në 1000 euro dhe veç saj ku mbetën edhe premtimet e tyre për zhvillim ekonomik dhe për sundim të ligjit? Sipas deputetëve të opozitës dhe analistëve politikë, pikërisht kjo gjendje e rëndë, e kriminalizuar dhe pa asnjë pikë perspektive, është shkaktari që po i shtyn qytetarët dhe bizneset që të gjejnë çdo mënyrë për të ikur sa me larg Kosovës dhe kësaj klase politike që është tërësisht e inkriminuar. Perspektivë e rrënuar ekonomike Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita, Salih Salihu (PSD), për gazetën “Kosova Sot” thotë se këto shifra të ASKsë janë alarmante dhe për keqardhje për gjendjen ku kemi mbërritur, me varfëri të skajshme ekstreme dhe papunësi.

“Ndonëse autoritetet qeveritare në Kosovë vazhdimisht kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm për nivelin e lartë të papunësisë dhe se për këtë Qeveria e Kosovës prioritet kryesor ka vënë zhvillimin ekonomik të vendit. Pavarësisht vënies në prioritet të zhvillimit ekonomik dhe rrjedhimisht premtimeve të tyre bombastike për hapjen e qindra e mijëra vendeve të reja të punës, ato dolën të jenë vetëm gënjeshtra elektorale të këtij koalicioni në pushtet. Kjo sepse të dhënat zyrtare po na tregojnë se papunësia në Kosovë po vazhdon që të mbetet e lartë për vite me radhë, derisa rritja ekonomike në Kosovë përgjatë viteve nuk ka qenë më e lartë se 4 për qind”, u shpreh ai.”Asnjëra se nga qeveritë e pasluftës, përfshirë edhe qeverinë e tashme në Kosovë, nuk kanë arritur vitesh që të krijojë një ekonomi më të zhvilluar, për shkak të nivelit të ulët të investimeve të huaja, politikave jo të mira fiskale, si dhe nivelit të lartë të korrupsionit”, vlerësoi më tej Salihu. Sipas tij, mungojnë investimet e jashtme, investitorët e jashtëm hezitojnë të vijnë në Kosovë për shkak se ka krim të organizuar, korrupsion, dhe nuk funksionojnë rendi dhe ligji. “Këto shifra të ASK-së kam bindjen se janë edhe më të mëdha, por ato po fshihen nga stafi drejtues i kësaj agjencie, që po i ulin shifrat reale të të papunëve, si edhe numrit të skamnorëve, sepse ato janë dukshëm më të larta”, potencon Salihu. Premtimet për paga të larta e vende pune u harruan Deputeti tjetër i opozitës, Ali Lajçi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se është për keqardhje se si një vend i pavarur edhe në vitin e 11 të paspavarësisë së saj, si dhe gati 20 vjet pas luftës, u bë një shtet ku sundojnë krimi i organizuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale, ndërkaq afro 20 për qind e kosovarëve jetojnë me më pak se 1.82 euro në ditë dhe në të njëjtën kohë çdo vit po rritet numri i të papunëve.

“Edhe nuk duhet që të na befasojnë shifrat e ASK-së, që na tregojnë se 17.6 për qind e kosovarëve po jetojnë në një varfëri me nga 1.82 euro në ditë, ndërsa 5.2 për qind në varfëri ekstreme me nga 1.30 euro në ditë”, potencoi ai.”Pikërisht kjo gjendje e rëndë, e kriminalizuar dhe pa asnjë pikë perspektive, që po mbretëron në vendin tonë edhe është shkaktari kryesor që po i shtyn qytetarët, të rinjtë tanë, por edhe bizneset, që të gjejnë çdo mënyrë për të ikur sa më larg Kosovës dhe kësaj klase politike që është tërësisht e inkriminuar. Prandaj, me këtë rast edhe po pyesim se ku mbetën premtimet për rritje pagash për qytetarët në 1000 euro dhe veç saj ku mbetën edhe premtimet e tyre për zhvillim ekonomik dhe për sundim të ligjit”, vijoi më tej ai.”Shpëtimi i këtij vendi është largimi i kësaj kaste të sundimtarëve që asnjëherë nuk menduan për qytetarët, por vetëm për xhepin e tyre, familjarët dhe militantët partiakë”, vlerëson Lajçi. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për gazetën “Kosova Sot”, tha se e tërë kjo barrë e skamnorëve dhe e të papunëve i ka mbetur në derë Qeverisë ‘Haradinaj’, e cila shpresojmë se do ta mbajë premtimin se viti 2019 do të jetë një vit i ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.”E dimë se kjo qeveri nuk ka shkop magjik që të ndryshojë këtë gjendje brenda natës, por të paktën po shpresojmë se sadopak kjo qeveri do t’i zvogëlojë shifrat e papunësisë dhe numrit të të varfërve ekstremë”, theksoi ai.

Mobi Casa

Imazh i përkeqësuar i Kosovës

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se vërtet këto shifra për skamnorët dhe të papunët janë shqetësuese, pasi që veç varfërisë ekstreme, që nga paslufta e deri më sot, papunësia në Kosovë mbetet një nga problemet më të mëdha në vend dhe, pavarësisht kësaj, dhe të gjitha qeveritë deri më sot vazhduan të mos e trajtojë me prioritet këtë problem. “Që të luftohet papunësia së pari na duhet të krijohet hapësirë për zhvillim ekonomik, ngase vendi po vuan për shkak të imazhit të keq të politikave jo të mira, korrupsionit, burokracisë dhe ikjes së investitorëve të huaj, ku sipas rezultate vendore dhe ndërkombëtare Kosova duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë ai.

Mafio-oligarkët e thellojnë skamjen

Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën “Kosova Sot” thotë se këto të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë përafërsisht të sakta dhe për këtë kjo është fillimi i një varfërie që do të bëhet nga ajo ekstreme në mega-ekstreme, nëse Qeveria e Kosovës nuk merr masa urgjente për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave në sektorin publik dhe atë privat.”Papunësia në vend po rritet për shkak të politikës së keqe dhe të kriminalizuar nga mafio-oligarkët, të cilët po mendojnë vetëm si t’i mbushin xhepat e tyre. Premtimet për rritje të pagave në 1000 euro që janë bërë nga partitë politike, kanë qenë thjesht premtime gjatë një fushate iluzioniste, ku qytetarëve ua mbushën mendjen me gënjeshtra, prandaj ikja e qytetarëve drejt vendeve të BE-së për të gjetur një punë sa për të mbijetuar nuk është skandal, por skandal do të jetë kur në Kosovë do të jetojnë vetëm 50 për qind e popullit të Kosovës dhe ata janë shtresa e ulët e qytetarëve, të cilët mezi po mbijetojnë nga varfëria që po ndodh në Kosovë”, theksoi ai.

Krimi dirigjon biznesin

Analisti i ekonomisë, Sejdi Halimi, për gazetën ‘Kosova Sot”, tha se nuk duhet të çuditemi fare me shifrat e ASK-së, sepse vërtet është për keqardhje se si, ndonëse u bënë gati 20 vjet që nga mbarimi i luftës në Kosovë, vendi ynë po vazhdon që të mbetet në nivelin e njëjtë ekonomik, ashtu si doli nga lufta e fundit. “Krimi i organizuar, por edhe korrupsioni, po vazhdojnë me të madhe që të pengojnë zhvillimin e Kosovën, sepse ky lloji kriminaliteti ka depërtuar edhe në institucionet më të larta të vendit, duke filluar në kreun e Qeverisë, Kuvendit, e deri në Presidencë. Andaj, për ta luftuar dhe për ta zvogëluar dukurinë e krimit të organizuar në Kosovë duhet që institucionet të investojnë në zbatimin e ligjeve dhe forcimin e sistemit të drejtësisë. Për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin na duhet vullnet politik dhe këmbëngulësi e instrumenteve më të larta të shtetit. Ndërkaq kjo po ndodh sepse drejtësia e gjyqësia janë në diktatin e politikës dhe kanë ngelur pas në drejtim të zbatimit dhe ndëshkimin e atyre personave që kanë thyer ligjin në këtë drejtim. Prandaj, nevojitet një punë shumë më efikase e Prokurorisë së Shtetit, që duhet të jetë më këmbëngulëse në këtë fushë. Por te ne mungon ky vullnet politik në tërë spektrin politik. Pa shqiptimin e dënimeve të merituara për ata persona që merren me krimin e organizuar, nuk ka asnjë perspektivë ekonomike dhe ky do të ishte mesazhi më i mirë për investitorët e huaj, se këtu ka shtet e rend juridik që kjo dukuri të mos jetë shumë e përhapur. Sepse edhe politika është e përzier me individë, të cilët merren me këto dukuri. Siç po shihet qartë, interesi i madh dhe përfitimet e mëdha nga krimi i organizuar kanë arritur të depërtojnë deri te vijat politike”, theksoi Halimi.

(Kosova Sot)