ARKATANA

Korrupsioni dhe krimi e bllokuan ekonominë kosovare

/ 10 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohës të rrethanave ekonomike në vendit tonë thonë se Kosova e pasluftës është bërë një shtet i nëntokës kriminale, tyxharëve, mashtruesve dhe matrapazëve politikë aktualë, të cilët janë në gjendje që për pushtet të bëjnë gjithçka kundër shtetit, kundër bizneseve që nuk i kontrollon nëntoka dhe kundër qytetarëve.

Sipas tyre, për çdo dokument që i duhet bizneseve, pa marrë parasysh kush është në pushtet, qoftë atë qendror apo atë komunal, e që sipas ligjit zyrtarët janë të obliguar me ligj për t’i lëshuar, në Kosovë çdo dokument duhet të blihet duke ua lagur fytin me ryshfete e mitë pushtetarëve të caktuar.

Andaj, me të drejtë edhe mund të thuhet se ky shtet është në komë të thellë për shkak të inkriminimit të thellë të kësaj klase politike që është e zhytur në krim të organizuar, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, duke mos lejuar që të ketë zhvillim ekonomik,por monopole e kontrata kriminale. Analistët thonë se drejtësia dhe politika,të dyja të inkriminuara, po e ushqejnë njëra-tjetrën në ‘tandem” në udhën e paligjshmërisë së thellë e të skajshme në Kosovë dhe falimentimit ekonomik të shtetit dhe të gjitha ndërmarrjeve publikeshtetërore

“Sipas disa analizave, buxheti i shtetit i humb nga 2 deri 3 miliardë euro në vit nga kjo veprimtari, ende shumë kompani nuk janë fiskalizuar, në vendet rurale nuk ka një vullnet për të paguar tatimin, gjithashtu komuniteti serb është duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë kosovare, siç dihet ata ende vazhdojnë që valutë zyrtare të kenë dinarin serb, dhe nuk respektojnë asnjë ligj të shtetit. Vetëm në vitin 2017, sipas ATK-së, për shmangie tatimore apo evazion fiskal janë realizuar 667.014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa”, tha Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Drejtësia dhe politika janë të inkriminuara dhe janë futur në rrugën e thellë të paligjshmërisë”, tha Ramadan Maloku për “Kosova Sot”

Informaliteti alarmant

Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri, për ” Kosova Sot”, tha se stabiliteti politik është një faktor esencial për normalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të çdo vendi. “Lufta e fundit në Kosovë bart më vete edhe një sërë transformimesh në rrafshin politik dhe ekonomik. Me përfundimin e luftës, fokusimi i udhëheqjes kosovare u shtri në hatimin e strategjive për ‘një shtet të ri’ para së gjithash politik”, u shpreh ai. “Ky fokusim, për legjitimitet ndërkombëtar karshi Kosovës, duke u konsideruar primar dhe çelës për fushat tjera të zhvillimit të vendit, mori energjinë më të madhe”, vijoi më tej Beqiri. “Qendra Turistike e Skijimit në Brezovicë ende vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë, që do të thotë se të gjitha të hyrat që i bën kjo ndërmarrje shoqërore nga vizitorët, në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë. Qeveria e Republikës se Kosovës ka dështuar të menaxhojë me asetet e saj dhe kjo është mjaft shqetësuese. Nëse një qeveri nuk ka forcë dhe kapacitet të menaxhojë asetet e veta, atëherë çka t’i themi kësaj më pak se mjerim. Kjo ndërmarrje nuk paguan asnjë taksë për shtetin e Kosovës, fakt ky që e dëmton buxhetin e vendit. Vetëm borxhi ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani është 4.5 milionë euro. Ndërkaq, ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat, por që në Komunën e Shtërpcës shef po del të jetë Serbia dhe llogaridhënia i bëhet asaj”, shpjegon Beqiri. Sipas tij, edhe ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. “Rreth 30 për qind llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës. Republikës së Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metodaefektive për të parandaluar ekonominë joformale”, ka thënë ai.

“Për çdo dokument që u duhet bizneseve, pa marrë parasysh kush është në pushtet,qoftë atë qendror apo atë komunal, që sipas ligjit zyrtarët janë të obliguar për ta lëshuar, në Kosovë çdo dokument duhet të blihet duke ua lagur fytin me ryshfet e mitë pushtetarëve të caktuar. Ky është një shtet në komë të thellë, për shkak të inkriminimit të thellë të kësaj klase politike në krim të organizuar, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, duke mos lejuar që të ketë zhvillim ekonomik, por monopole e kontrata kriminale”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

“Politika ditore, në bashkëpunim me sponsorizuesit e tyre, iu kanë mbyllur gojën institucioneve kompetente që t’i zbardhin aferat korruptive. Për fat të mirë, institucionet e rendit dhe të drejtësisë vetëm po e legjitimojnë krimin ekonomik në mënyrë të heshtur, duke u sjellë që nuk po ndodh asgjë”, tha Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot”

FIDANISHTJA

Kështu po e ushqejnë njëratjetrën në ‘tandem” drejtësia dhe politika, të dyja të inkriminuara, në udhën e paligjshmërisë së thellë e të skajshme në Kosovë dhe falimentimit ekonomik të shtetit dhe të gjitha ndërmarrjeve publikeshtetërore”, u shpreh Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Borxhi publik, në rritje frikësuese

Eksperti i ekonomisë Beqiri, ndërkaq, alarmon se Republika e Kosovës aktualisht ka detyrim rreth 1 miliard euro, që i bie 50 për qind e buxhetit të shtetit. “Thuajse jemi në vijën e kuqe nga FMN-ja, ky borxh po vazhdon të rritet për çdo vit, jam i vetëdijshëm se Kosova ka nevojë për këto kredi, por ato duhet të orientohen në krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e sektorit të prodhimit etj. Aktualisht, Republika e Kosovës ka jashtëzakonisht pak kompani prodhuese, edhe ato ballafaqohen me sfida të mëdha, mungesë të energjisë elektrike, konkurrencë jolojale, ballafaqohen me mungesë të financave, kamata të larta, pra nëse borxhi orientohet duhur, atëherë jemi në suaza normale, por ky buxhet kryesisht shkon në asfalt, dhe kjo është tash e 10 vjet”, u shpreh ai.”Ryshfeti, lidhjet familjare, lidhjet partiake, sipas UNDPsë, janë faktori kyç për të siguruar një vend pune në sektorin publik, ky fenomen e ka përcjellë Kosovën që nga pas lufta e këtej, asnjë Qeveri nuk e ka luftuar këtë të keqe, andaj edhe ka marrë përmasa shqetësuese një praktikë e tillë. Në vitin 2017, ATK-ja kishte shpallë konkurs pune për inspektorë tatimorë, në atë konkurs kishin konkurruar mbi 2000 punëkërkues dhe për kuriozitet ishin pranuar 30 zyrtarë, shumica dominante e tyre pa i plotësuar kriteret, madje pa kaluar as testet elementare, pa diplomë universiteti, pa provojë pune, thjesht anëtarë të partisë politike që kishte pushtetin në vitin 2017.

Për fat të mirë, ky konkurs u anulua dhe u shkoi dëm ryshfeti që kishin marrë”, vijoi më tutje Beqiri. “Janë qindra mijëra konkurse të kurdisura, punësojnë dajallarë, nipa, mbesa, kushërinj, tezakë, por ama shumica pa meritë, thjesht ky fenomen ka shtrirë rrënje, nuk ke mundësi të punësohesh në Kosovë nëse nuk ke dikë, apo nuk jep para, nuk ka institucion në vend që nuk është prekur nga ky fenomen çoroditës”, potencoi ai.

Ekonomi e mitës

Analisti politik, Mustafë Kadriajtha për ” Kosova Sot”, se është bërë sistem i pashkruar që pa u dhënë mitë zyrtarëve, edhe nëse ke të drejtë ligjore për dokument të caktuar, aq shumë e vonon shërbimin, kështu që bizneset për të qenë në hap me konkurrencën detyrohen që t’i joshin zyrtarët për të marrë shërbimin e caktuar. “Me këtë lloj keqqeverisjeje çdo ditë e më shumë Kosova po e humb imazhin e vet para faktorit ndërkombëtar, si në rrafshin politikë dhe ekonomik. Me këtë keqqeverisje dhe të nëntokës nuk ka shpresa për investime të huaja, por edhe këta që janë çdo ditë tentojnë që të transferojnë bizneset e tyre në shtetet e rajonit”, vlerësoi ai. Deputeti i dikurshëm i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha për “Kosova Sot” se është e pamundur që Kosova të tërheqë investitorë kredibilë në kohën kur nuk kemi Parlament funksional,Gjyqësor që ka me qindra mijëra lëndë të pazgjedhura dhe institucione të tjera jo efikase.

Ai beson se Qeveria aktuale mund të bëjë diçka për përmirësimin e situatës. Ndërsa, analisti Ragip Guraziu, për ” Kosova Sot”, tha se është për keqardhje se Kosova është bërë një shtet i nëntokës kriminale, i tyxharëve, mashtruesve dhe matrapazëve politikë aktualë, të cilët janë në gjendje që për pushtet të bëjnë gjithçka kundër shtetit, kundër bizneseve që nuk i kontrollon nëntoka dhe kundër qytetarëve. “Për çdo dokument që i duhet bizneseve, pa marrë parasysh kush është në pushtet,qoftë atë qendror apo atë komunal, që sipas ligjit zyrtarët janë të obliguar për t’i lëshuar, në Kosovë çdo dokument duhet të blihet duke ua lagur fytin me ryshfet e mitë pushtetarëve të caktuar”, u shpreh ai. Sipas tij, ky është një shtet në komë të thellë,për shkak të inkriminimit të thelle të kësaj klase politike në krim të organizuar, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, duke mos lejuar që të ketë zhvillim ekonomik,por monopole e kontrata kriminale.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve, Ramadan Maloku, për “Kosova Sot”, tha se është për keqardhje që Kosova e pasluftës në shumë elemente është bërë një shtet kriminal, me politikanë të cilët janë në gjendje që për pushtet të bëjnë gjithçka kundër shtetit,kundër bizneseve që nuk i kontrollon nëntoka dhe kundër qytetarëve . “Edhe në mesin e naftëtarëve të shoqatës sonë ka pasur ankesa nga bizneset se për çdo dokument që u duhet bizneseve, pa marrë parasysh kush është në pushtet, duhet të blihet duke u dhënë ryshfet dhe mitë pushtetarëve në të dyja nivelet “, potencoi ai. Sipas Malokut, është për keqardhje që kjo klasë politike është e zhytur në krim të organizuar, duke bërë që mos të ketë zhvillim ekonomik, por të kemi një ekonomi me shumë monopole e pa treg të lirë.

(Kosova Sot)