Eko Higjiena

Korrupsion në të gjitha institucionet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Se korrupsioni po vazhdon ta përfshijë çdo ditë e më shumë shoqërinë kosovare, e tregon edhe një raport mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve korruptive në Kosovë për vitin 2012, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit. AKK-ja në këtë raport ka përfshirë disa nga institucionet më të rëndësishme të shtetit, duke treguar shifra mbi gjykimin, ndjekjen, hetimin dhe evidentimin e rasteve korruptive.

Sipas këtij raporti, në 164 raste AKK-ja gjatë vitit 2012 ka gjetur elemente bazë për fillimin e hetimeve ndaj tyre. Ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake AKK ka konstatuar se prej 164 rasteve të raportuara për korrupsion në 52 rate ka të dhëna të mjaftueshme dhe dyshim të arsyeshëm se rastet mund të përbëjë vepra penale.

Fundamenti

Agjencia Kundër Korrupsionit ka treguar se në 52 raste ku përfshihen 159 persona ka ushtruar kallëzime penale dhe të njëjtat i ka përcjellë te Policia e Kosovës dhe Prokuroritë kompetente për procedim të mëtutjeshëm penal për këto vepra të dyshuara me natyrë korruptive.(Tribuna)