Korrje – shirjet para përfundimit në Komunën e Kamenicës
Kamenicë – Sipas kryetarit të komisionit komunal për korrje –shirje, Nejazi Fera, fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Kamenicës është në përfundim e sipër.
Deri më: 28.07.2016, janë korrur rreth 90 % të sipërfaqes të mbjellë me drithëra të bardha, e cila i takon kryesisht sektorit privat.
Korrje e shirja do të përfundonte më herët në komunën tonë, po të mos ishin ndërprerjet për shkak të reshurave atmosferike të shiut.
Prandaj fushata e korrje-shirjeve do të vazhdohet edhe për disa ditë në komunën tonë, sidomos në viset kodrinore-malore. Procesi i korrje – shirjeve në komunën tonë, deri më tani ka rrjedh pa asnjë problemë ka thënë Fera./rajonipress/


