Hidromorava

Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, i vështirë

/ 1 minutë lexim

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Riza Smaka, ka bërë me dije se korrigjimi i kufirit me Malin e Zi do të jetë shumë i vështirë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehur skepticizëm se pala malazeze do të lejojë një gjë të tillë.

Sipas Smakës, Mali i Zi nuk ka pranuar rishikimin e marrëveshjes para ratifikimit dhe njëjtë do të veprojë tash edhe pas ratifikimit të marrëveshjes.

Fundamenti

Smaka ka treguar se pala e Kosovës në takim me atë malazeze do ta kërkojë vetëm korrigjimin e vijës kufitare sipas raportit të Komisionit të ri Shtetëror dhe në këtë drejtim pret reflektim nga Mali i Zi.

Ai ka treguar se tani pritet që Qeveria e Kosovës ta formojë grupin e përbashkët me Malin e Zi për rishikimin e marrëveshjes.