UBT

Korpusi mjekësor i Bondstellit viziton Spitalin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të hënën në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka qëndruar për vizitë njësia e KFOR-it, e korpusit për shëndetësi të kampit Amerikan Bonstill.

Gjatë këtij takimi drejtori ekzekutiv i Spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi i ka njoftuar mysafirët mbi mbarëvajtjen e punëve në SRGJ. Gjithashtu të dy palët shprehën gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në aspektin shëndetësorë.

Zebulon Wilkin, është interesuar për kapacitetet kadrovike dhe hapësinore të Spitalit të Gjilanit.

RCCOLA

Wiklin gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim profesional, si dhe në pjesëmarrjen në temat profesionale që mbahen çdo dy javë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Nga ana tjetër Abdylatif Latifi ka thënë para delegacionit amerikan se Spitali i Gjilanit po bënë përpjekje të vazhdueshme që të shtojë kapacitetet e saja kadrovike dhe profesionale.”Jemi një spital regjional andaj edhe përgjegjësia është më e madhe ndaj këtij institucioni shëndetësor sepse shpesh ndodhë që ne të trajtojmë edhe pacient nga Kosova Lindore e Maqedonia” ka shtuar Latifi./rajonipress/