RCCOLA

“Korniza e re e dialogut”, opinione të kundërta në Kosovë dhe Serbi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi.

Paralajmërimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një kornizë të re të dialogut ka nxitur reagimet të shumta.

Për një mundësi të tillë ekzistojnë vlerësime të kundërta në Kosovë dhe Serbi.

Angazhimin në mbështetje të Lajçakut të këshilltarëve gjermanë dhe francezë, si dhe emisarit amerikan, analisti serb Dushan Janjiq e sheh si formë të re të dialogut.

“Lajçak nuk ka të drejtë. Nëse ju merrni këshilltarë të veçantë, de facto ky është një format i ri i dialogut. Nëse ai vjen me Escobar, vjen me njerëzit e tjerë, kjo është e vërtetë. Kjo nuk e ndryshon mënyrën e burokracisë dhe në këtë mënyrë formati përcaktohet me rezolutën e Asamblesë së OKB-së”.

‘Ndoshta nuk kam të drejtë. Mbase Vuçiq edhe është i çmendur. Por, siç e kuptova, edhe këshilltarët specialë po vijnë me Lajçakun, para së gjithash për të mbuluar besueshmërinë e tij dhe për ta bërë këtë dialog më produktiv se tani”, tha Janjiq, për RTV Dukagjini.

Mobi Casa

Analisti serb, Dushan Janjiq
Megjithatë, në Kosovë përmendja e një kornize të re të dialogut shihet si tendencë negative.

Profesori Seb Bytyqi thotë se Vuçiq po e thotë këtë për të penguar të zvarritur dialogun.

“Është një përpjekje e presidentit Vuçiq për të ndikuar dialogun për të penguar negocimin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse pretendon që i janë ofruar kushte më të mira Serbisë, dhe kështu dëshiron që një marrëveshje e propozuar të jetë e tillë që i ofron kushte më të mira Serbisë”.

Profesori Seb Bytyqi
Bytyqi ka shtuar se “një status i veçantë për veriun është ajo që kërkon Serbia dhe kjo mund të jetë ajo pse Vuçiq ka thënë ashtu”.

Takimet e shpeshta pa ndonjë zgjidhje konkrete, po shihen si të tepërta nga njohësit e këtij procesi.

Ata thonë se takimet e radhës të nivelit të lartë duhet të zhvillohen me propozime konkrete nga të dyja palët në dialog dhe BE-së si ndërmjetës. /Dukagjini/