Fundamenti

Koretini ia jep fjalën Surdullit e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaip Surdulli kandidat për kryetar në Kamenicë në fshatin Koretin sërish ka marrë mbështetje maksimale. “Koretinasit dhe qytetarët e Kamenicës, vërtetë dallojnë prej të tjerëve në tërë Kosovën, sepse e kuptuan shpejt, për dy vjet marifetin e PDK-së, duke ia kthyer besimin LDK-së”.

Si duket se, qeverisja e LDK-së në komunë gjithnjë e më shumë po del e vlerësuar mirë prej qytetarëve të Kamenicës, sepse nisma e fushatës elektorale në Kamenicë është duke i përngjarë kohëve më të mira të saj, kur në ballë e kishte Liderin historik e institucional Ibrahim Rugovën!

Këtë e bazojmë jo vetëm në nismën spektakulare në Karaçevë të Epërme, por edhe në ditën e dytë të sotme që i pati edhe dy tubime që tregojnë për një rikthim të fuqishëm të LDK-së.

Shaip Surdulli kandidat për kryetar në Kamenicë në fshatin Koretin sërish ka marrë mbështetje maksimale. “Koretinasit dhe qytetarët e Kamenicës, vërtetë dallojnë prej të tjerëve në tërë Kosovën, sepse e kuptuan shpejt, për dy vjet marifetin e PDK-së, duke ia kthyer besimin LDK-së”.

Mobi Casa

Në vazhdim duke e dhënë një pasqyrë për Koretinin, Surdulli tha se Koretini është vend i rezistencës institucionaliste për dhjet vjet me radhë, pra tërë qytetarët tanë e mbanë komunës pikë referimi kishin mu këtë vend (ishte fjala për objektin e shkollës). Pra, kur dihet se mbijetesa e simbolizon LDK-në, Koretini do ta kthejë përgjigjen me votë sa më masive për kandidatin e saj për kryetar, njëherazi duke votuar numrin 78 votoni edhe LDK-në”.

Me fjalë përshëndetëse u paraqitën edhe tre kandidatët për anëtarë në kuvendin komunal, Shefqet Selmani, Minivere Maka dhe Sejdi Kurteshi! Që të tre të i ftuan bashkëfshatarët e tyre të votojnë LDK-në, pra kandidatin për kryetar Shaip Surdullin dhe kandidatët e LDK-së për anëtarë të kuvendit komunal! Ata edhe e dhanë fjalën se, Koretini në mënyrë masive do ta votojë LDK-në!

Tubimi u mbyll me prezantimin e të gjithë kandidatëve thuhet në njoftimin e degës së LDK_së në Kamenicë./rajonipress/