Fundamenti

Koretini i tha PO Amir Canajt

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Presidenti Behgjet Pacolli, Kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi si dhe ministra e zëvendës ministra, ishin pjesëmarrës për të konfirmuar edhe një herë përkrahjen e tyre për Kryetarin e ardhshëm Amir Canaj, dhe të gjitha zotimet e tij në takimin elektoral të mbajtur në Koretin.

Në praninë e shumë qytetarëve të mbledhur, Kryetari Amir Canaj shpalosi disa nga projektet që ka planifikuar për Koretin e Kamenicë. Të gjitha këto prekin kryesisht rregullimin e disa problemeve të cilat janë lënë mënjanë edhe përkundër dëmeve të shkaktuara në banorët e fshatit Koretin, si; rregullimi i kanalizimit dhe mënjanimi i ujërave të zeza përmes ndërtimit të kolektorëve, pastaj investimi në infrastrukturë e bujqësi, e cila konsiderohet mundësi shtytëse për avancimin e bujqëve, dhe jo vetëm.

Presidenti Behgjet Pacolli, ka theksuar se Kamenica do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe ministrive të AKR-së. Ai ka përmendur ndërtimin e Pendës së Kremenatës si një projekt jetik për Kamenicën, Ndërtimin e autostradës, trajtimin e ujërave të zeza përmes ndërtimit të kolektorëve në fshatrat që shtrihen përgjatë lumit Kriva Reka dhe lumit të Hososhit dhe projekte të tjera me rëndësi.

Mobi Casa

Kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi, ka bërë thirrje që të votohet Amir Canaj, sepse padyshim është kandidati më I kirë për t`ia kthyer shpresën Kamenicasve.

Mbështetje kryetarit Canaj i ka dhënë edhe Ministri I Punëve të Brendshme Flamur Sefaj.
Në këtë tubim, u bë edhe prezantimi i kandidatëve për Asamble Komunale, për të cilët, subjekti politik AKR është përkujdesur që të jenë më të mirët për kërkesat e qytetarëve të vet, duke prekur çdo shtresë si; studentë, individë me përvojë politike, biznesmenë e pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.