Koretini do të bëhet një lagje e Kamenicës

Kamenicë – Koretini tani e tutje do të karakterizohet si një lagje e Kamenicës, numri i banorëve dhe nevojat që ju duhen kësaj pjese e bënë të domosdoshme të bëhet pjesë e qytetit ka thënë Kujtim Gashi.
Koretinin e bën të karakterizon Kamenicën në nivel të Kosovës me mbjelljen e fidaneve, ku janë më cilësore dhe të kërkuara në tregun e vendit tonë, natyrisht neve na bënë krenar që kemi kësi agronom që merren me aq seriozitet dhe na bënë të njihemi në tërë Kosovën.
Koretini do të ketë qasje me trotuar në dy anët, nga fillimi i Koretinit deri në hyrje të Kamenicës, po ashtu do të zgjidhet çështja e daljes mbi tokat e Koretinit, do të asfaltohet rruga për rreth lumit, nga ura për drejt shkollës.
Koretini ka kthyer besimin ndaj forcës për ndryshim, me mbështetjen dhe përkrahjen e tyre ndaj numrit 94, ne do të jemi në rrugën e përbashkët drejt fitores së 22 tetorit ka thënë Kujtim Gashi./rajonipress/