Koretini bëhet me shkollë të re, Sinani premton projekte tjera
Kamenicë – Sinani ka thënë se në këtë ditë të shënuar sot po inaugurojmë punët e kryera në përmirësimin e kushteve për nxënësit, mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe banorët e fshatit Koretin.
Në ditën e Shkollës së Mesme të Ulët “Abdullah Krashnica – Presheva” në Koretin është bërë zyrtarisht inaugurimi i renovimit të kësaj shkolle, ishte i pranishëm Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, Drejtori i Arsimit, Drejtor të shkollave, Veteran të Arsimit, profesorë dhe qytetarë të fshatit Koretin.
Sinani ka thënë se në këtë ditë të shënuar sot po inaugurojmë punët e kryera në përmirësimin e kushteve për nxënësit, mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe banorët e fshatit Koretin do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera për fshatin tuaj”./rajonipress/


