RCCOLA

Koreality (Korey Sacipi), reperi që synon të sjellë “Repin Real” në Hip Hopin Amerikan

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nora Kalaja- New York/Prishtinë- Në një kohë kur në Amerikë, filozofia e muzikës hip-hop po largohet nga ajo e viteve 90-të dhe origjina e saj, repera underground të New Yorkut si Koreality po e sjellin këtë muzikë në rrënjët tradicionale të saj. “Reality Rap” apo “Repi i Realitetit” është nocioni që Koreality quan, një lëvizje e re në këtë zhanër, ku muzika hip-hop përcaktohet nga aftësitë lirike dhe stili “street style”. Për reperin Koreality, muzika dhe hip hopi janë mekanizma për të rrëfyer një histori dhe për të qenë i vetëdijshëm për gjendjen sociale.

“Muzika në përgjithësi është një vend kënaqësie për njerëzit, ai vendi ku mund të harrosh problemet, ose mund të ndjesh veten në një këngë. Me muzikën time unë dua të dhuroj dhe të jap kontribut tek arti dhe hip hopi. Për mua është sikur të jesh pjesë e një klubi pa rregulla dhe pa tituj. Ti duhet të jesh fans i hip hopit për të qenë anëtar i klubit. Dua të jap kontributin tim në hip hop duke e kthyer në origjinën e tij, që ka qenë më i njohur gjatë viteve 90-të. Perceptimi im në fëmijëri për hip hopin është se muzika ka qenë për të treguar që artistët që nga fundi arritën majat, dhe në atë kohë artistën donin të shfaqnin që ka një mënyrë për të arritur atje. Ndërsa sot, hip hopi është më shumë për famë dhe për të shitur mend. Është kthyer në një materialism, për të shfaqur çfarë ke dhe nuk ke,” tha reperi dhe shkrimtari i teksteve, Koreality.

Muzika e Koeality adhurohet nga shumë për historitë reale dhe plot emocion që ai tregon. Hiti i tij i fundit është lançimi i videoklipit “Koreality”, drejtuar dhe xhiruar nga Edwin Escobar, me beat të Acid Beatz. Kënga është shkruar nga vetë Koreality, dhe u publikua në 1 Janar 20113. (Shiko videoklipin “Koreality” http://www.youtube.com/watch?v=aVcbJ9yMqnk&sns=fb)

Ky talent origjinal nga Brooklyn, është në fillimet e karrierës së tij drejt suksesit. Reperi Koreality po ngjall një ndjenjë të re tek fansat e hip hopit me mesazhin e tij pozitiv dhe për një të ardhme të mirë.

“Muzika është jeta ime, pasioni dhe dashuria ime, gjithçka. Muzika është ngjitësja e jetës time, e vetmja gjë që mban lidhur të gjitha gjërat bashkë për mua dhe i jep kuptim jetës time. Me këngët e mia dua të shfaq perspektivën time për problemet e përditshme . Mundohem të sjell veten time tek lirikat që shkruaj dhe të shfaq një ide ashtu siç e kuptoj unë. Shpresoj që njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për gjërat e thjeshta në jetë dhe të vlerësojë ato që duhen vlerësuar në jetë,” tregon reperi i talentuar Koreality.

Jeta dhe Fillimet në Karrierë

Koreality – Reper, Shkrimtar Teksti dhe Biznesmen. Lindur si Korab (Korey) Sacipi në Mars 1990 në Brooklyn, New York. Është gjeneratë e parë amerikane meqë prindërit janë me origjinë shqiptare (babai nga Shkupi dhe nëna nga Mali i Zi). Familja lëvizën nga Europa në Amerikë gjatë viteve 80 -të.

“E vlerësoj shumë prejardhjen time shqiptaro-europiane. Familja më ka mësuar vlerat, respektin dhe moralin që kam sot. Parime e mia në jetë janë një pasqyrim i vlerave të familjes time dhe influence e tyre në jetën time gjatë fëmijërisë. I jam shumë mirënjohës familjes për përkrahjen dhe dashurinë e tyre,” tha Korey Sacipi.

Para se Koreality të binte në dashuri me muzikën, ai u prezantua me poezinë kur ishte vetëm në klasën e dytë të shkollës fillore. Në moshën 10-vjeçare dëgjoi këngët e DMX për herë të parë dhe hip hopi i ka marrë vëmendjen që nga ajo kohë. Muzika e Koreality frymëzohet nga ikonat e njohura si 2Pac, Eminem and Notorious B.I.G.

“Hip hopi ndryshoi me vdekjen e 2Pac, i cili është një frymëzim i madh në muzikën time. 2Pac ishte një mendimtar i cili u mundua t’i hapte sytë njerëzve dhe i bënte të mendohen. Eminem, Biggie dhe të gjithë artistët para meje kanë patur një pasion për hip hopin, muzika i vinte nga zemra dhe ishte e vërtetë dhe origjinale. Muzika rep e 90-tave kishte të bënte me një mesazh të fortë. E vlerësoja këtë për hip hopin e asaj kohe. Me muzikën time dua të shfaq pasionin tim. Kam shkruar tekste këngësh për 14 vjet deri tani dhe dua të shpreh atë çfarë mendoj, të jap një ide, ose shkruaj për qejf,” tregon Koreality.

Uji Dea

Në moshën 14-vjeçare Koreality inçizoi këngën e tij të parë dhe ka bashkëpunuar ndër vite me Phaze (Arben Rugova) dhe A.V.D.I.(Avdi Rugova) aka A-V. Në moshën 18-vjeçare Koreality vendosi ta bëjë muzikën karrierë dhe iu përkushtua muzikës plotësisht. Hitet e tij të mëparshme, që ishin bashkëpunime grupi me këngëtarët Phaze dhe A-V në vitin 2008, ishin “Welcome to the game” dhe “Fair warning”.

Themelimi i Kompanisë së re, KorealityTv.com

Korey Sacipi (Koreality) është themeluesi i Koreality TV (www.korealitytv.com), një projekt lançuar në fillim të janarit 2013. KorealityTV.com është në hapat e para si kompani muzikore me qëllim për të promovuar artistë të ndryshëm. Misioni i Koreality është të zbulojë talente të reja dhe të vejë në pah aftësitë e artistëve të tjerë, duke përfshirë edhe as A.V.D.I. aka A-V, Phaze, Ray Wunda, Kamikaze Flow, J.S., etj.

“E shikoj kompaninë KorealityTV.com si një lëvizje që i jep artistëve të tjerë vendin e duhur për të shfaqur artin dhe talentin e tyre. Vizioni im është që të promovoj artistë të ri dhe të njohur, si dhe të tregoj mesazhin e duhur të hip hopit me këtë muzikë. Muzika e KoralityTV është ajo çka unë quaj “Reality Rap”, e cila flet për gjërat në jetën e përditshme, si të mirën dhe të keqen, të gjitha momentet që njerëzit duhet të vlerësojnë. Nëse bën mirë, dhe i bën gjërat me zemër, do arrish aty ku don, sado e madhe apo e vogël niveli, do arrish diku. Besoj se ne i krijojmë vetë kufinjtë dhe pengesat në jetë. Me muzikën dhe kompaninë time dua t’i tregoj gjeneratës së re për këtë zhanër të ri ‘reality rap’. Hip hopit të sotëm i ka ra vlera dhe është e rëndësishme të vlerësosh origjinalitetin, të gjesh vetveten dhe të vërtetën në muzikë. Artisti, si inspirim për rininë duhet të ketë karaktker dhe një influencë pozitive,” tha themeluesi dhe drejtori i kompanisë KorealityTV.com, Korey Sacipi.

Koreality po sjell talente të reja dhe planifikon që www.korealitytv.com të jetë plotësisht në funksionim brenda disa muajsh.

Projektet e fundit: Videoklipi “Koreality” dhe lançime të reja

Në janar 2013 Korey Sacipi lançoi videoklipin e tij të parë “Koreality” drejtuar nga Edwin Escobar. Ky videoklip ka inspiruar shumë të rinj dhe vlerësohet nga fansat për ndjenjat reale që shpreh artisti në këngë. Si artist, reperi i talentuar Koreality sjell aftësi si poet, shkrimtar tekstesh, dhe aftësi lirike. Me ambiciet, talentin dhe zgjuarsinë e tij, vërtet është një inspirim për rininë e sotme.

“Qëllimi i videoklipit është që sjell tek njerëzit një perspektivë pozitive. Dua të tregoj një anë tjetër për t’i bërë gjërat më mirë, të jemi të hapur se si i bëjmë gjërat, dhe duhet të kthehemi tek morali i duhur dhe korrekt në jetë. Mesazhi që dua të ndaj me dashamirësit e mi është që ai veprim që ne bëjmë sot ndikon të ardhmen tonë. Kështu duhet të kemi kujdes, të mendojmë për të ardhmen dhe vlerësojmë ato gjëra që duhen të jenë të rëndësishme dhe me vlerë në jetë,” tha reperi dhe shkrimtar i teksteve, Koreality.

Në mars 2013 Koreality planifikon të lançojë videoklipin e dytë “Still Asking” feat. A.V.D.I. (A-V). Në fillim të vitit 2013 Koreality gjithashtu ka plan të nxjerrë dhe albumin/mixtape-in e tij të parë.

“E kam pasion të bëj muzikë për publikun. Mendoj se prezantoj publikun në vete. Ndjenja më e mirë është kur marr vlerësim dhe komente nga fansat e mi. Kjo përkrahje më jep konfidencë. Mendoj se kur ke besim në vetvete është mirë, por kur të tjerët kanë besim tek ty, është akoma më mirë. Prandaj veprimet tona si artistë dhe figura publike duhen të jenë të menduara, pozitive dhe duhet të tregojmë një karakter të fortë dhe të mirë për të rinjtë,” tha reperi dhe biznesmeni Koreality.