Mobi Casa

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar dhe janë në realizim e sipër qindra projekte infrastrukturore. Aktualisht, jemi në vlugun më të madh të punimeve marrë parasysh kontratat që janë nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës e projektet kapitale siç është impianti për ujërat e zeza dhe projektet tjera. Pra, bëhet fjalë për shifra multimilionëshe investime në infrastrukturë për sivjet”.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, teksa prezantoi punën 5-mujore dhe planifikimin për 3-mujorin e ardhshëm të punës.

Sa i përket kërkesave të qytetarëve, Korça bëri të dikur se për këtë periudhë kanë pasur 540, ku 469 janë miratuar, derisa 71 janë në proces.

ARKATANA

Ai ka informuar se është në proces të përfundimit sheshi mbi lumin Mirusha – jugu, i cili më 15 qershor do të inaugurohet, ndërkaq theksoi se do të vazhdohet me mbulimin e lumit në pjesën nën rrugën qarkore – jug.

“Drejtoria e Shërbime Publike me “projektin e rregullimit dhe hapjes së rrugëve të rendit të tretë, pastrimin e deponive të egra dhe lumenjve”, ka intervenuar në Karadak, Malësinë e Zhegocit, Pogragjë, Arbëri, pastrimin e lumit në Livoçin e Ulët, pastrim të deponive etj. Gjatë kësaj periudhe, kemi realizuar dhe po realizohen projekte infrastrukturore gjithandej territorit të komunës, në qytet dhe fshatra. Bëhet fjalë për ndërtim të rrugëve, kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit publik”, ka thënë Korça. /rajonipres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.