UBT

Korab Rashiti, Kandidat për Deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sami Arifi – I vetmi deputet shqiptar, Korab Rashiti, në në Kantonin e Bernit në Zvicër, i cili në zgjedhjet e datës 22 tetor 2023 është kandidat i partisë UDC (Unioni Demokratik i Qendrës) për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Një Biografi e shkurtër e Korab Rashitit
I vetmi deputet shqiptar, Korab Rashiti, në në Kantonin e Bernit në Zvicër, i cili në zgjedhjet e datës 22 tetor 2023 është kandidat i partisë UDC (Unioni Demokratik i Qendrës) për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Korab Rashiti është i lindur në Zvicër, rrjedhë nga familja me taban kombëtar, prindërit e tij të dalluar për veprimtari të kauzës së madhe kombëtare, të cilët, ishin të përndjekur nga pushtetit gjenocidial serb, të ardhur nga fshati Sllatinë e Poshtme të komunës së Vitisë, pa ndalur kurrë veprimtarinë e tyre në fusha shumë dimensionale, vepruan edhe në Zvicër, prandaj Korabi është i edukuar nga familja e tij me një taban kombëtar…, Korabi do t’i shërbej Zvicrës, po edhe shqiptarëve, përmes ligjeve demokratike që ka në funksionim shteti zvicran…

Pas mbarimit të shkollimit fillor, të mesëm dhe të lartë, Korab Rashiti, ka punuar si asistent i drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave në Zvicër dhe pastaj si menaxher i kualitetit dhe sigurisë në punë në të njëjtën ndërmarrje.

FITORJA

Si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme Korabi është marrë me aktivitete sportive, me futboll, dhe ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të qytetit Biel/Bienne, ku edhe ka bërë emër në këtë qytet dhe më gjerë…

Me politikë ka filluar të merret para pesë viteve, si anëtar i Partisë së Unionit Demokratik të Qendrës (UDC), ai para dy vitesh është zgjedhur Deputet i Kantonit të Bernit.

Korabi në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës që do të mbahen më 22 tetor 2023, është kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës, uroj që të ketë përkrahje, meqë është interes i gjithë shqiptarëve të përfaqësohen me veprimtarin në shërbim të tyre siç është Korab Rashiti, suksese!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.