RCCOLA

Kopërnicasit nuk e fillojnë vitin e ri shkollor

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Nxënësit e fshatit Kopërnicë të Komunës së Kamenicës, edhe pas shtatë muajsh nuk do t`i shijojnë bankat shkollore për shkak bojkotit të fshatarëve të këtij komuniteti.

I gjithë ky bojkot vjen pasi kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që nxënësit e Kopërrnicës mësimet t`i vijojnë në fshatin Hogosht.

Një vendim i tillë nga Kryetari Kastrati për banorët e Kopërrnicës është i papranueshëm, ata në orët e vona të mbrëmjes në mbledhjen e Këshillit Lokal u dakorduan të gjithë një zëri që nxënësit e Kopërrnicës mësimet mos t`i vijojnë në fshatin Hogosht.

Hidromorava

Banorët e Kopërrnicës nesër së bashku me fëmijët e tyre kanë paraparë protesta para dyerve të shkollës gjerë në realizimin e kërkesave të tyre.

Në shkollën fillore “Skendërbeu” të Kopërrnicës, mësimet i vijojnë 55 nxënës me 20 arsimtarë të kësaj shkolle, ndërsa largësia ndërmjet Kopërrnicës e Hogoshtit është mbi tri kilometra./rajonipress/