RCCOLA

Kopërnicasit bojkotojnë iniciativën dashakeqe të kryetarit Qëndron Kastratit

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Qytetarët e fshatit Kopërnicë edhe njëherë kanë shpreh pakënaqësinë dhe janë të vendosur që të bojkotojnë iniciativën e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për mbylljen e shkollës në këtë fshat për ti zhvilluar pastaj mësimet në fshatin Hogosht.

Që nga fillimi i vitit shkollor 2020-21, nxënësit e fshatit Kopërnicë nuk i kanë shijuar bankat shkollore, për një gjë të tillë banoret e këtij fshati kanë reaguar ashpër për mbylljen e shkollës duke ju bërë një padrejtësi e madhe si fshatrave të Kopërnicës poashtu edhe nxënësve të kësaj shkolle.

Këshilli lokal i fshatit Kopërnicë me urgjencë edhe një herë kanë protestuar, në mbledhjen e mbajtur nga banorët e fshatit është diskutuar edhe një herë për iniciativën për mbylljen e shkollës nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Eco Higjiena

Nga ky tubim të cilën ishte një numër i madh i qytetarëve të Kopërnicës kanë theksuar se pa asnjë hezitim të vetëm janë shprehur të vendosur që të bojkotojnë këtë iniciativë dashakeqe të kryetarit Kastrati që fshati i tyre të mbetet pa shkollë.

Të gjithë banorët e Kopërnicës janë të vendosur që të përkrahin organizimin e protestës nga këshilli protestues në nivel të fshatrave të cilën do të mbahet të mërkurën pranë objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.

Fshatarët e Kamenicës janë zotuar edhe për hapa të tjerë konkret që do të ndërmerren në ditët në vijim në rast se institucionet qendrore të vendit nuk do të ndërpresin këtë iniciativë dashakeqe nga ana e kryetarit Qëndron Kastratit, që është duke ju bërë nxënësve e fshatrave të Kopërrnicës, por ata janë zotuar se një gjë të tillë kurrë nuk do ta lejojnë që në shekullin 21 të mbyllet shkolla vatra e diturisë që poashtu nga kjo shkollë kanë dal emra të profileve të ndryshme në jetën shoqërore të shtetit të Kosovës./rajonipress/