RCCOLA

Koordinohen policia me institucionet komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Avancimi i bashkëpunimit në mes të KKSB, KLSP dhe të Policisë së Kosovës ishte temë e seminarit njëditor të mbajtur në komunën e Kllokotit organizuar nga OSBE-ja.

Seminari njëditor që e hapi nënkryetari i komunës Marko Svilanoviq e ku merrnin pjesë autoritetet komunale si dhe anëtarët e Këshillave Lokal për Siguri Publike kishte për qëllim shqyrtimin e mënyrave më efikase të zhvillimit të komunikimit në mes të Këshillave komunale për Siguri në bashkësi , Komiteteve Lokale për Siguri Publike si dhe Policisë së Kosovës.

Duke folur lidhur me këtë avancim dhe rritje të bashkëpunimit në të ardhmen Rifat Marmullaku, Zyrtar i OSBE-së për siguri, tha se është më se e domosdoshme që bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të këtyre mekanizmave KKSB, KLSP dhe PK të jetë më i madh sepse kjo është e domosdoshme.

Hidromorava

Sipas tij, funksionimi dhe puna e KLSP-ve është i një rëndësie të veçantë sepse kontribuon në marrjen dhe dhënin e çfarëdo lloj informatash nga terreni.

KLSP- duhet të takohen së paku një herë në muaj bazuar edhe në Udhëzimin administrative dhe aty duhet të prezantoj edhe komandanti i policisë sepse në këtë mënyrë krijohet edhe partneriteti me policinë brenda komunës, ka njoftuar Aziz Zuka zyrtar për informim./rajonipress/