UBT

Koordinohen për shpërbërje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i LDK-së i ka shkuar në konak presidentit të AKR-së Behgjet Pacollit. Udhëheqësit e të dy partive janë takuar të shtunën në “Swiss Diamond” në kuadër të konsultave që kryetari i LDK-së Mustafa po i bën me udhëheqësit e partive për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme. Burime brenda takimit i kanë thënë gazetës se brenda është folur për skenarin që do ta mundësojë shpërbërjen e parlamentit aktual gjatë muajit mars.

Sipas të njëjtave burime, po kërkohet që kryeministrit Thaçi t`i ofrohet mundësia që në marrëveshje me partitë tjera të pajtohet për shpërbërjen e parlamentit. Të njëjtin skenar, ditë më parë lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka diskutuar edhe me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Uji Dea

Në këtë mënyrë Mustafa po do që të sigurohet se ujdia që kanë bërë javë me parë me kryeministrin Hashim Thaçi do të respektohet. Ujdia e tyre parasheh që parlamenti të shpërbëhet gjatë muajit mars dhe zgjedhjet të mbahen më së largu në qershor. Burime brenda takimit kanë thënë se janë diskutuar edhe format e bashkëpunimit mes LDK-së dhe AKR-së…(Tribuna).