Fundamenti

Koordinatori Shala ushtron mandat antikushtetues

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Blerim Shala është deputet dhe paguhet nga Kuvendi për këtë. Paguhet dhe mbështetet me zyrë e staf edhe nga Qeveria, për një punë tjetër që bën – atë të koordinatorit politik në bisedimet e Kosovës me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Juristët e interpretojnë këtë si shkelje aktive të Kushtetutës. Kjo për shkakun që pozita e koordinatorit shihet si funksion ekzekutiv, ndërsa si privilegj ekzekutiv shihet pagesa që i bëhet për këtë punë.

E akti më i lartë juridik i Kosovës në nenin 72 precizon se deputeti nuk mund të mbajë e as të ushtrojë ndonjë funksion ekzekutiv.

ARKATANA

Nëpërmjet vendimit të marrë në mbledhjen e 20 majit të sivjetmë, Qeveria ka vendosur që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 150 mijë eurosh për Ministrinë pa Portofol 1, që është përgjegjëse për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndarja ishte bërë me qëllimin për të përmbushur agjendën e këtij dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dhe hise në këto mjete i është dhënë edhe deputetit Shala.

http://koha.net/?id=27&l=65936

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.