Eko Higjiena

Koordinatori Saqipi: Rajoni ballkanik ka nevojë për një lidhje më shumë se ekonomike

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Lidhur me zhvillimet e punimeve të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të organizuar nga dhomat e tregtisë të tre shteteve: Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në Shkup, u prononcua Koordinatori i Shoqërisë Civile, analisti dhe publicisti Nexhemdin Saqipi, i cili në parim mbështet nismën e kahershme për Mini Shengenin, të cilin tani po e emërtojnë me formulim të ri: Bashkësia Ekonomike Rajonale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, përsëri u bënë bashkë, për të vazhduar iniciativën e mëhershme të Mini Shengenit ballkanik, e cila nga qarqe të ndryshme u përfol për rolin dhe rëndësinë e saj. Kosova nuk po merr pjesë në këtë krijesë rajonale, duke e vlerësuar atë si të pamundur në rrethanat e lindjes së saj, por mospjesëmarrja e saj nuk mund ta pengojnë një nismë të tillë, vetëm se do ta izoloj edhe më shumë.

GRANDEMALL

“Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal i mbajtur në Shkup, në mes krerëve shtetërorë të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është për t’u përshëndetur dhe mbështetur, duke inkurajuar vendet e Ballkanit, për një treg të lirë e të përbashkët jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor e politik. Kufijtë shtetërorë të trashëguara nga regjimet e periudhave të ndryshme, duhet ta humbin kuptimin e dikurshëm klasik, duke u bërë ura të bashkëpunimit të ndërsjellë, një mundësi e mirë e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve midis këtyre kufijve shtetëror”, tha midis tjerash Koordinatori Saqipi.

Ai, gjithashtu, potencoi se ka ardhur koha kur duhet ndryshuar konceptet e ngurta neo – komuniste për kufijtë ballkanikë, të cilat nuk duhet shikuar përmes grykës së pushkës, por duke i realizuar Marrëveshjet, që kanë të bëjnë me relaksimin e këtyre kufijve shtetërorë, në një rrugë të mbarë për bashkëpunim mes fqinjëve, të cilët janë të detyruar të jetojnë njëri pranë tjetrit. Pengesat, që janë duke u bërë nga disa qarqe të ndryshme, i kontribojnë kolapsit ekonomik dhe vështirësojnë proceset politike për dialog dhe integrime evropiane, ndaj do të ishte mirë që nuk është bërë vonë të përfshihen në këto iniciative dhe Marrëveshje, të cilat po përkrahen nga faktorët ndërkombëtarë dhe se nuk ka alternativë tjetër, u shpreh me bindje të thellë për Portalin Jetapress, Koordinatori Shoqërisë Civile, analisti dhe publicisti Nexhemdin Saqipi./Jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.