ARKATANA

Koordinatori Saqipi: Qeveria Kurti gjobitë qytetarët e Luginës së Preshevës, gjatë rrugëtimit…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kohëve të fundit, qytetarët e Luginës së Preshevës, sidomos ata që nuk janë vaksinuar, nuk lejohen të kalojnë kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Nëpër Ambulancat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, vërehen radhë të mëdha të qytetarëve për ta bërë testimin ati-kovid, duke paguar një shumë mbi tre mijë din rreth 30 euro, një pjesë e qytetarëve detyrohet t’i bëjnë analizat kinse dyshojnë se kanë shenja të kovidit, vetëm për t’i ikur pagesave të cilat nuk kanë afat më shumë se 42 orë.

Qeveria Kurti, duhet t’i ketë parasysh këtë vështirësi gjatë qarkullimit ndërkufitar, të cilat po u kushtojnë shtrenjtë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët për shkak të lidhjeve familjare e miqësore, pa harruar edhe studentët u bije shumë shpesh të kalojnë kufirin te Dheu i Bardhë, kufiri Kosovë-Serbi.

FIDANISHTJA

Lidhur me këto dukuri shqetësuese për shqiptarët e Luginës, u prononcua Nexhmedin Saqipi, koordinator i Shoqërisë Civile, duke kritikuar Qeverinë Kurti, e cila nuk është dashur të sjell këso vendime të dëmshme për qytetarët e këtij rajoni.

“Qeveria Kurti, dikur e fajësonte Qeverinë Thaçi, kur gjobiteshin shqiptarët e Luginës për shkak tagrave të makinave, kurse tani ajo shkon më larg, duke i gjobit qytetarët jo vetëm në xhep, por duke prekur edhe në shëndetin e tyre”, thotë për Jetapress, koordinatori Saqipi.

Qeveria Kurti, shton më tej koordinatori Saqipi, dikur nuk pranoi 200 mijë doza të vaksinës nga Serbia, për shkak paragjykimeve politike, kurse vajin e miellin e pranon nëpër kanale të ndryshme, kjo nuk është në rregull, reagon hapur koordinatori Saqipi, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.