Koordinatori i Zyrës për Çështje Fetare, Bilal Coskun, vizitoi KBI në Gjilan

Gjilan – Koordinatori i Zyrës për Çështje Fetare pranë Ambasadës Turke në Prishtinë, Bilal Coskun, së bashku me sekretarin e asaj zyre, Zymer Ramadani, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan.
Delegacionin e priti kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi u biseduan tema të ndryshme me karakter bashkëpunimi fetar në dobi të qytetarëve.
Me theks të veçantë u diskutua për hapat që do të vazhdojnë të ndërmerren në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe ruajtjes së harmonisë ndërfetare në Kosovë, e në veçanti në komunën e Gjilanit. Në fund të takimit, bashkërisht vizituan njërën ndër xhamitë më të vjetra në komunën e Gjilanit, Xhaminë Atik ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/