United Hospital

Koordinatori i Samitit të Londrës: E ardhmja e Ballkanit në BE, veç luftojeni këtë gjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Samitin e Londrës, që do të mbahet në korrik të këtij viti, do të takohen gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi

Gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti do të takohen në Samitin e Londrës, i cili është i pesti me radhë dhe do të udhëhiqet nga kryeministrja britanike Theresa May. Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se sivjet do të përqendrohen në financimin e projekteve infrastrukturore dhe në ndarjen e fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mobi Casa

Po ashtu, sipas tij, do të diskutohet se si mund të ndihmohen këto vende në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të përmirësohet perceptimi i investitorëve për ta sjellë kapitalin privat

Ai ka pranuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.