Koordinatori i dialogut nuk koordinohet me Kuvendin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mospublikimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ka ngritur dyshime tek deputetët se Qeveria është duke fshehur të vërtetën rreth tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Ata thonë se praktika e mosraportimit të Qeverisë në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel po vazhdon edhe nga Qeveria aktuale. Në prill, deputetët patën miratuar propozimin e Grupit parlamentar të PDK-së dhe atij të LDK-së për caktimin e Blerim Shalës “koordinator në delegacionin e Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë”.

Por, ai asnjëherë nuk e ka njoftuar Kuvendin as për rolin e tij e as për rezultatet e dialogut në Bruksel.

UBT

Shala pozitën e koordinatorit e ushtronte edhe në mandatin e kaluar, por ishte i mandatuar nëpërmjet një dekreti nga presidentja Atifete Jahjaga – dekret i cili nga juristët ishte vlerësuar i jashtëligjshëm.

http://koha.net/?id=27&l=73063