Fundamenti

Koordinatorët e cirkut zhvatin paratë e qytetarëve

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Buxheti i taksapaguesve kosovarë vazhdon të zhvatet në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë edhe me emërimin e të ashtuquajturve KOORDINATOR KOT apo KOORDINATOR Cirku. Sipas analistëve, Qeveria “Haradinaj” fare nuk po mërzitet nga kritikat për numrin e madh të zv.ministrave e këshilltarëve, por po vazhdon me emërime koti, siç ishte edhe emërimi i zv. ministrit të Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani, në pozitën e koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO.

“Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë e këtyre që e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve. Përveç ngarkesës me ministra dhe zv. ministra e këshilltarë, vazhdohet me emërime koti, pa pasur as një nevojë për shtetin dhe institucionet shtetërore, siç është emërimi i zv. ministrit të Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani, në pozitën e koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO, që shkon në pesë numri i koordinatorëve”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Ali Hertica

Buxheti i taksapaguesve kosovarë vazhdon të zhvatet në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë edhe me emërimin e të ashtuquajturve KOORDINATOR KOT apo KOORDINATOR Cirku. Sipas analistëve, Qeveria “Haradinaj” fare nuk po mërzitet nga kritikat për numrin e madh të zv.ministrave e këshilltarëve, por po vazhdon me emërime koti, siç ishte edhe emërimi i zv. ministrit të Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani, në pozitën e koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO.

Emërimet e koordinatorëve nisën më 16 mars të vitit 2018, kur Besnik Tahiri u emërua koordinator nacional për Reforma Shtetërore dhe më pas vazhduan më 29 maj të vitit 2018 kur zëvendësministri i Mjedisit, Mendim Ibrahim Rugova u emërua koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, ndërsa Rexhep Hoti koordinator për Kulturë, Rini e Sport dhe më pas Avdullah Hasani – koordinator Nacional për Gjeneratën e Re.

Por, analistët shtrojnë pyetjet se pse po hesht opozita e pse hesht populli për këto zhvatje të përditshme, përfshirë edhe me poste të SHPIKURA si pozita e KOORDINATORËVE TË “CIRKUT” KOSOVAR. Ata thonë se shpenzohen paratë për secilin prej këtyre koordinatoreve vetëm për paga mujore 1270 euro, gjegjësisht 6350 euro për 5 koordinatorë, pa llogaritur mëditjet si dhe pa llogaritur dy këshilltarë dhe një asistent që secili prej koordinatorëve i kanë në dispozicion. Analistët thonë se është kjo rruga më e lirë e shkatërrimit të shtetit, siç po vepron kjo klasë politike në Kosovë.

Rehatime klienteliste e nepotike

Analisti Ali Hertica theksoi për gazetën “Kosova Sot” se koordinatorët e cirkut të Qeverisë së pashpirt “Haradinaj” po e rëndojnë mbi supet e qytetareve. “Kjo është një ngarkesë e tepruar për taksën e qytetarëve, por kjo reflekton se janë hapur vende të reja pune pa asnjë koordinim planifikues për buxhetin dhe për rehatime klienteliste e nepotike.

Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë e këtyre që e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.

UBT

Përveç ngarkesës me ministra dhe zv. ministra e këshilltarë, vazhdohet me emërime koti, pa pasur as një nevojë për shtetin dhe institucionet shtetërore, siç është emërimi i zv. ministrit të Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani, në pozitën e koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO, që në shkon në pesë numri i koordinatorëve”, është shprehur Hertica.

Qeverisje e dëmshme

Analisti Blerim Bujrani është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se kjo qeverisje gjithnjë e më shumë ka degraduar, është koalicion për pasurim pa bazë në kurriz të popullit. “Numri i madh i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, koordinatorëve janë formë e pasurimit të pabazë dhe zhvatjes së parasë publike. Kjo zhvatje përcillet me nepotizëm si formë e paligjshme që bëhet duke keqpërdorur detyrën zyrtare apo postin zyrtar, apo mandatin e dhe nga qytetarët. Me rëndësi është qytetarët mos të votojnë më këtë surrogat të përfituesve”, është shprehur Burjani.

“Që nga viti 2007, me ardhjen në pushtet të PDK-së, po ndodh ky fenomen i një qeverisje të dëmshme, duke vendosur pushtetin e të padijshmëve në shtet që as shkolla nuk kanë kryer me kohë. Degradimi po ndodh me bërjen e PAN-it. Këta kanë vetëm shërbyesit civilë si elektorat të vetin për shkak të punësimeve në administratë të shtetit. Elektorati aktual i të gjitha partive ka 83 mijë shërbyes civilë. Pra, kjo klasë politike nuk ka elektorat veç tyre”, është shprehur Burjani.

Shkodra: Asnjë dobi për qytetarët nga koordinatorët

“Është shkruar se, institucionet tona nuk dertohen fort për racionalizimin e buxhetit, përkatësisht të parasë së qytetarëve tanë. Inkuadrimi i shumë zyrtarëve, qoftë në Qeveri apo diku tjetër, si ishte me ata zv.ministrat e shumtë e me siguri, nuk janë të gjithë që kryejnë ndonjë rol dhe i sjellin dobi vendit. Po kështu vlen të potencohet edhe me këta koordinatorët që po i ndajmbathen institucioneve, apo ministrive të ndryshme.

Nuk është e qartë, pse mund të bëhet koordinator, për shembull, çka duhet ai koordinator për kulturë, rini dhe sport? Pastaj, koordinator Nacional për Gjeneratën e Re. Nëse e kemi një ministër dhe përbërjen e tij, atëherë me kë dhe me çka duhet të koordinojë personi. Çfarë mund të koordinojë dhe të rregullojë personi me Gjeneratën e Re? Asgjë. Këto janë punësime, ngase po duhet t’u gjendet vendi i punës këtyre njerëzve, por jo edhe si subjekte që do të sillnin diç të re në dobi të qytetarëve, madje asnjë dobi për askënd”, theksoi për gazetën “Kosova Sot”, analisti Shefik Shkodra.