Fundamenti

Kontrata për autostradën në ‘dorë’ të “Bechtel&Enka-s”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ekskavatorët e kompanisë amerikano-turke, “Bechtel & Enka” nuk pritet të ndezën për një kohë të shpejtë për të gërmuar në hapjen e trasesë nga Prishtina në drejtim të Shkupit. Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “Bechtel&Enka” që do t’i hapte rrugë fillimit të punimeve në autostradë, ka mbetur në dorë të kompanisë ndërtuese.

Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade ligjërisht ka mund të nënshkruhet që nga mesi i muajit shkurt. Në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) kanë mohuar të ketë ndonjë neglizhencë rreth procedimit të kësaj kontrate duke konfirmuar se kjo kontratë është në procedim nga kompania fituese.

FIDANISHTJA

“Lidhur me pyetjet tuaja për kontratën për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, ju informojmë se kontrata është draftuar nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është në procedim në kompaninë fituese”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të MI-së, dërguar gazetës Tribuna. MI pret që brenda pak ditësh konsorciumi “Bechtel&Enka” të reflektojë për të ardhur deri te nënshkrimi zyrtar i kontratës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.